Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Një koncert recital nga Marin Gjollma me vepra nga kompozitori i romantizmit Frederic Chopin do të mbahet këtë të hënë më 10 mars, në orën 19.00 në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë.
2. Filmi “Lamerica” i Gianni Amelio do të shfaqet më 11 mars në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë. Filmi na rikthen në Shqipërinë e viteve ’90, kur shumë shqiptarë ëndërronin një jetë më të mirë matanë detit. Pas filmit, do të ketë një bisedë me regjisorin Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i cili ka sjellë disa nga filmat më të njohur të viteve ’70-’80.
3. “Ato pa këngë” është ekspozita që po vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë në kuadër të muajit të grave.
4. “Pe në Sy”, një video-performancë dhe instalacion nga Blerta Kambo është aktiviteti që do të çelet më 11 mars në orën 11:00 te Piramida në Tiranë. Përmes një eksperience VR 360 gradë, vepra eksploron dinamikat e padukshme gjinore në hapësirën publike, duke sfiduar normat sociale të nënvetëdijshme.
5. “Zëra poetikë femërorë në Greqi dhe Shqipëri” është aktiviteti që do të mbahet në hotel “Maritim Plaza” në Tiranë më 11 mars në orën 17:00. Aktiviteti organizohet me rastin e botimit në shqip të antologjisë poetike “Gjysma tjetër e qiellit”. Poete nga Greqia dhe Shqipëria bashkëbisedojnë për poezinë, krijimtarinë letrare të grave dhe rolin e tyre në formësimin e peizazhit bashkëkohor letrar, kulturor, shoqëror dhe politik.
6. Filmi “Navalny” do të shfaqet te qendra “Dua” në Tiranë këtë të hënë, më 10 mars në orën 19:00.
7. Ekspozita “Berat - New York” nga Arben Golemi vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve “Edward Lear” në Berat.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Shfaqje premierë’ te Teatri i Kukullave, ‘Një letër për stinët’ tek Metropoli
21 Mars, 10:59
-
Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e RTSH koncert tek Universiteti i Arteve ! ‘Djemtë Vezullues’ te teatri ‘Petro Marko’, Vlorë!
20 Mars, 13:09
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Venus’ te muzeu i fotografisë ‘Marubi’, Shkodër! ‘Probleme me Pijen’ te teatri Metropol
19 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ 'Stina Koncertore', aktivitet në Fakultetin e Muzikës! Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ‘Tek Bunkeri’
18 Mars, 13:06
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit
11 Mars, 12:11
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Engjëjt’ shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Vivaldi 4 stinët’ koncert në Kishën e Shën Luçisë, Durrës
8 Mars, 12:15