Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika ‘Ciceron’, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani do të shfaqet i restauruar në kinema “Millenium” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte, më 25 mars, në orën 19:00.
2. “Dantedi - Dita Kombëtare e Dante Alighierit” titullohet aktiviteti që do të mbahet mbrëmjen e kësaj të marte, më 25 mars, në orën 18:00 në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

3. Filmi “My neighbour Totoro” te Qendra “Dua” Tiranë me regji nga Hayao Miyazaki më 24 mars në orën 19:00.
4. Koncert recital nga violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu do të shfaqet këtë të hënë, më 24 mars, në orën 19:00 te Teatri “Migjeni” në Shkodër.
5. Libri i radhës që do të diskutohet në Klubin e Librit në Berat është “Dream House” nga Artur Baku. Diskutimi do të zhvillohet në ambientet e Bibliotekës “Vexhi Buharaja” më 25 mars në orën 16:30.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.comKomente

