Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“FJALË QË NDEZIN NETËT”, MBRËMJE POETIKE NË KUKËL PËR MJEDËN
“Fjalë që ndezin netët” është aktiviteti poetik në kuadër të “Ditëve të Mjedës”, që do të mbahet në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda” në Kukël, më 21 nëntor në orën 16:00.
2. “KOMISAR DALTONIKO”, PREMIERË NË NDERIM TË NAUN SHUNDIT
Java Kulturore Kombëtare do të vijë me shfaqjen “Komisar Daltoniko” në teatrin e Metropolit nesër në orën 19:00. Shfaqja vjen si dedikim për Naun Shundin, si shfaqje në proces e tij, përpara se të ndahej nga jeta. Interpretojnë: Bujar Asqeriu, Marius Dhrami, Raimonda Shundi dhe Adelina Muça.
3. “NËNTORI 28” NË FAB, RIKTHEHET GRUPI I ARTISTËVE PAMORË
Ekspozita e grupimit “Nëntori” vjen në edicionin e 28-të mbrëmjen e nesërme në orën 18:00 te galeria FAB në Universitetin e Arteve.
4. “NËNTORI I DYTË”, SHFAQJE NË MUZEUN E PAVARËSISË NË VLORË
Filmi artistik dhe historik “Nëntori i dytë” do të shfaqet mbrëmjen e nesërme në orën 17:00 në oborrin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë.
5. “MOZART & BEETHOVEN”, KONCERT I ORKESTRËS SË TKOB-IT
Një mbrëmje ku bashkohen dy gjeni që ndryshuan përgjithmonë historinë e muzikës, Mozart e Beethoven, do të jetë ajo e koncertit të nesërm në orën 19:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst.
6. TRADITA DHE ARTI ME MOTIVE SHQIPTARE NË QELQ
“Motivet Shqiptare në Qelq” është masterclass-i, që do të zhvillohet te COD në Kryeministri nesër në orën 11:00.
7. ARTISTËT DHE STUDIOT E HAPURA III TE “VILA 31 X ART EXPLORA”
Gjatë 21 deri më 23 nëntor mund të njihni grupin e tretë të artistëve rezidentë në Vila 31x Art Explora dhe të zbuloni projektet e tyre përmes programit që përfshin Studiot e Hapura, por edhe me performanca, shfaqje, punëtori, lexime dhe biseda.
8. “NEXT GENERATION”, KRIJUES NGA SHQIPËRIA E KOSOVA NË TROPOJË
Një projekt me krijues nga Shqipëria dhe Kosova në një hapësirë ku bashkohen arti, kultura dhe idetë e brezit të ri është konceptuar projekti “Next Generation”, që mbahet në Tropojë më 21 dhe 22 nëntor prej orës 11:00- 17:00 me DJ Oda Halitin, Shpat Dedën etj.
Komente












