Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “JAL JAM FEST” NË JALË, DY NETË FESTIME ME MUZIKË E ARGËTIM
Në Jalë zhvillohet “Jal Jam Fest”, festival që sjell muzikën dhe atmosferën e festivalit në bregdet. Aktiviteti do të nisë në 11 shtator në orën 18:00 dhe vijon edhe më 12 shtator.
2. “NETËT E BEJKËS SË BARDHË”, FESTIVALI FOLKLORIK NË PILUR
Në Pilur zhvillohet Festivali Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”. Aktiviteti nis në orën 18:00 në 11 shtator dhe do të vijojë edhe më 12 shtator. Ai i kushtohet traditës folklorike, këngës dhe trashëgimisë kulturore të zonës
3.GALA OPERISTIKE ME STEFAN POP DHE SIMONE DI FELICE NË TKOBAP
Gala operistike çel sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, sonte, më 10 shtator, në orën 20:00. Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së do të bashkohen me tenorin ndërkombëtar Stefan Pop dhe dirigjentin Simone Di Felice, në një mbrëmje kushtuar kryeveprave të repertorit operistik.
4. “FESTA E ROSHNIKUT”/ TRADITË, MUZIKË E VLERA LOKALE NË BERAT
Në Berat në 11 shtator, duke filluar prej orës 17:00 do të mbahet “Festa e Roshnikut”, një aktivitet që ndërthur traditën, kulturën dhe promovimin e vlerave lokale.
5. EKSPOZITA KOLEKTIVE “MARA II” TE “VILA 31 X ARTEXPLORA”
Në Vila 31 x ArtExplora në Tiranë vijon ekspozita e një grupi artistësh, “Mara II”, e hapur për publikun nga ora 14:00 deri në 20:00 prej 10 deri më 16 shtator. Aktiviteti është pjesë e programit artistik që zhvillohet në këtë hapësirë kulturore gjatë muajit shtator.
6. “MUSIC FACTOR TIRANA”, KONCERT I MUZIKË ELEKTRONIKE NË SAUK
“Music Factor Tirana”, është aktiviteti që do të mbahet në Tiranë këtë të premte, prej orës 22:00 deri në orën 6:30 të mëngjesit të së shtunës te Lapidari në Sauk. Eventi synon të sjellë atmosferën e rave-it underground në një prej hapësirave karakteristike të Saukut, duke ndërthurur muzikën elektronike me një ambient jo-tradicional.
7. “TRANSFORMATIVE ENCOUNTERS”, NGJARJA NË “SHKODRA ART HOUSE”
“Takime Transformative” (Transformative Encounters) është aktiviteti që do të mbahet nga 10-16 shtator, prej orës 19:00 sonte në “Shkodra Art House”, duke u bërë pjesë e programit kulturor të kësaj hapësire artistike në qytetin verior.












Komente
Komento