Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“HIMART 2026”, KOLONIA E PIKTORËVE NË JUG TË VENDIT

Himara do të mirëpresë nga sot deri më 10 qershor aktivitetin artistik “HimArt 2026”, një koloni piktorësh që sjell së bashku artistë, krijues dhe dashamirës të artit në një atmosferë frymëzuese pranë bregdetit të jugut shqiptar. Për tre ditë me radhë, pjesëmarrësit do të krijojnë, ekspozojnë dhe ndajnë përvojat e tyre artistike.

2. EDICIONI I “DURRËS MUSIC FESTIVAL” NË QYTETIN BREGDETAR

Për herë të parë mbahet festivali mbarëkombëtar “Durrës Music Festival” në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga sot deri më 12 qershor

3. PREMIERA E “MË ÇONI NË QAFË TË BOTËS TË SHOH ÇAMËRINË”

“Më çoni në Qafë të Botës të shoh Çamërinë” është filmi që do të shfaqet premierë në “Hotel Tirana International” sonte në orën 19:00. Me skenar të Luan Ramës dhe regji të Pandeli Çeços, filmi trajton mallin për trojet e lëna pas dhe ruajtjen e identitetit përmes kujtesës kolektive.

4. SHFAQJA “ART” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL

“Art”, një vepër që ndërthur humorin, debatet dhe reflektimet mbi miqësinë dhe raportet njerëzore do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës në Tiranë më 8 dhe 10 qershor në orën 20:00.

5.“KLINIKA E BUKURISË”, TETË AKTORË NË SKENËN E ARTURBINËS

“Klinika e Bukurisë” rikthehet për publikun me një seri shfaqjesh te ArTurbina në Tiranë. Komedia vjen me tetë aktorë në skenë në datat 8, 9, 10 dhe 11 qershor në orën 20:00 dhe premton humor për spektatorët.