Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. HISTORIA E NOVELËS GRAFIKE DHE E KARIKATURËS TE BIBLIOTEKA
“Historia e novelës grafike dhe e karikaturës shqiptare” nga Oltsen Gripshi është studimi shkencor, që do të promovohet te qendra “Sotir Kolea” te Bibliotekës Kombëtare nesër në orën 17:00.
2. “HAMLET”, VEPRA E SHEKSPIRIT RIVJEN NË SKENËN E “METROPOL”
“Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit rivjen në Teatrin Metropol mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. Me regji nga Jonida Beqo, interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.
3. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” TE EKSPERIMENTALI
"I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, nga 15-18 janar në orën 20:00.
4. “RENDI I RI” VENDOSET NË SKENËN E TEATRIT “BYLIS” NË FIER
“Rendi i ri” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit “Bylis” në Fier mbrëmjen e sotme në orën 18:00. Me regji nga Kiço Londo, në të interpretojnë aktorët Era Caushi, Xhoana Karaj, Aleksandër Kondi dhe Igli Fusha.
5. “GRUFFALO”, RIKTHEHET SHFAQJA PËR FËMIJË TE EKSPERIMENTALI
Teatri për fëmijë “Gruffalo” rikthehet me shfaqjet e tij në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës. Të vegjlit mund ta ndjekin nesër në orën 10:30.
6.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.
7. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”
Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të vitit.
8. “RRUGËT”, EKSPOZITA NË QENDRËN COD PRANË KRYEMINISTRISË
“Rrugët” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.
9. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA
“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita e artistes Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që vijon të qëndrojë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë.
10. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS
Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.
11. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS
Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.
Komente












