Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“Tales of time - Rrëfimet e kohës” nga Anna Possarnig është shfaqja që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë më 6, 7, 8 dhe 9 mars në orën 19:00.
2. Koncert flamengo nga “La Prenda Roja” është aktiviteti që do të mbahet më 6 mars në orën 19:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë në kudër të Fem Fest 2025. Ky festival këtë vit vjen me një program artistik nën moton “Solidaritet”, që përfshin shfaqje teatri, dokumentarë dhe performanca muzikore.
3. Këtë të enjte në orën 19:00, “Efemere” bën debutimin e saj të parë. Më 6 mars, Piramida e Tiranës do të transformohet në vendodhjen e një fenomeni artistik, i cili përjetohet në atë dimension vetëm një herë, për të mbetur gjatë në kujtesë. Gjithçka nën tingujt e artistëve evropianë dhe vendas, si Jay-Jay Johanson, Edona Vatoci, Viola Rrecaj dhe Besa Mata!
4. Diskutimi i librit “Nexus” - Yuval Noah Harari është takimi i parë i Klubit Bytes & Books”, një klub ku takohet teknologjia me librat. Takimi do të mbahet këtë të mërkurë, më 5 mars në orën 18:00 te “One Connection Hub”.
5. “Tri Mendje në Ankand” është shfaqja që vjen premierë më 6 mars në orën 13:00 në mjediset e UET nga studentët e vitit të parë të aktrimit, regjisurës dhe grafikës, pjesë e Klubit të Teatrit të këtij universiteti. Pjesa vjen nën regjinë e Migena Gjyla dhe udhëheqjen e pedagogut Armand Bora.
6. Komedia “Gruaja e burrit tim” vijon të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan edhe më 6 dhe 7 mars në orën 19:00.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Shfaqje premierë’ te Teatri i Kukullave, ‘Një letër për stinët’ tek Metropoli
21 Mars, 10:59
-
Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e RTSH koncert tek Universiteti i Arteve ! ‘Djemtë Vezullues’ te teatri ‘Petro Marko’, Vlorë!
20 Mars, 13:09
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Venus’ te muzeu i fotografisë ‘Marubi’, Shkodër! ‘Probleme me Pijen’ te teatri Metropol
19 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ 'Stina Koncertore', aktivitet në Fakultetin e Muzikës! Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ‘Tek Bunkeri’
18 Mars, 13:06
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit
11 Mars, 12:11
-
Aktivitetet kulturore/ Filmi ‘Lamerica’, ‘Tek Bunkeri’! Vijon në Tiranë ekspozita ‘Ato pa këngë’, në kuadër të muajit të grave
10 Mars, 12:21