1. MARATONA E KËNGËS 2026 NË MALIQ DHE KOLONJË, FRESKI VERORE
Emra të njohur të muzikës shqiptare vijnë në skenën e Bulevardit “Rinia” në Maliq mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në Maratonën e Këngës 2026, për një natë plot ritëm, emocione dhe atmosferë të paharrueshme. Ndërkohë, maratona “Festa e Këngës” do të vijojë nesër në orën 20:30 në Kolonjë.
2. KONCERT NGA YLLI BAKA NË SHESHIN “LORD BAJRON” NË TEPELENË
Ylli Baka do të vijë mbrëmjen e nesërme në orën 20:00 me një koncert live në sheshin “Lord Bajron” në Tepelenë. Bashkë me Bakën do të interpretojnë edhe Toni dhe Marko Baka.
3. “QYTETI I DEHUR” I ANASTAS KONSTANDINIT (TASOS) NË POGRADEC
Ekspozita “Qyteti i dehur” nga Anastas Konstandini (Taso) vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Arteve në Pogradec. Artisti sjell para publikut 50 pastele, ku eksploron gëzimin, humorin dhe euforinë e jetës së thjeshtë. Nën frymën e rrëfimeve të Mitrush Kutelit, Taso synon të mbajë gjallë dashurinë për origjinën dhe të dëshmojë atë mënyrë jetese ku gëzimi dhe festa ishin thellësisht njerëzore. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 gusht, çdo ditë në oraret11:00 – 13:00 dhe 18:00 – 20:30.
4. KONCERTET E VERËS, RITME E MUZIKË NË BULGAREC TË KORÇËS
Në 29 korrik në orën 19:00 në Bulgarec të Korcës do të mbahet një koncert me artistët Alban Polovishti, Adriatik Bejko, Gani Çibuku, Mario Brego dhe Remo Torra.
5. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR”
Roskoveci vijon festimet tradicionale deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit.
6. “AVENTURAT E ËINNIE POOH” NGA TEATRI I KUKULLAVE NË LUSHNJË
Teatri i Kukullave vijon udhëtimin nëpër Shqipëri me shfaqje të Teatrit Lëvizës. Sonte në orën 20:00, në Pedonalen e Lushnjës do të vijë shfaqja “Aventurat e Winnie Pooh”.
Komente











