Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.FESTIVALI I LETËRSISË SË HUMORIT “NIKO NIKOLLA” NË KORÇË
Festivali i tretë mbarëkombëtar i letërsisë së humorit “Niko Nikolla” vjen në Korçë nesër në ora 18:00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, si pjesë e aktiviteteve të “FestON Korça”. Sonte në orën 19:00 do të mbahet koncerti “Një qytet, një zë, një artiste” me artisten Jorgjeta Lalazi.
2. KONCERT MUZIKOR PËR FËMIJËT TE UNIVERSITETI I ARTEVE
Një festë me këngë, buzëqeshje dedikuar babagjyshit do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve nesër në orën 17:00, ku fëmijët do të bëhen bashkë në një koncert të madh muzikor.
3. “KRISHTLINDJET E HUMBURA” NË SKENËN E TEATRIT TË METROPOLIT
Shfaqja për fëmijë “Krishtlindjet e humbura” do të ngjitet nesër në orën 11:00 në skenën e teatrit “Metropol” në Tiranë.
4. SHFAQJE CIRKU DHE AKTIVITETE FESTIVE NË GJIROKASTËR
Në Gjirokastër, mbahen një sërë aktivitetesh festive. Sot, në sheshin “Çerçiz Topulli” mund të ndiqni një performancë të cirkut Kombëtar. Nesër, në orën 10:00, aktivitetin “Takojmë babagjyshin”.
5. “VILLAGE MARKET” NË GJINAR, AKTIVITETE KULTURORE E FESTË
Më 13 dhjetor, Gjinarit në Elbasan i shtohet një hapësirë e re festive. Nga ora 10:00, vizitorët do të marrin pjesë në një program të pasur me aktivitete kulturore, artizanale dhe turistike.
6. “NATALE IN MUSICA”, MUZIKA E FILMAVE ITALIANË NË VLORË
Melodi që kanë shënjuar historinë e kinemasë italiane do të vijnë për publikun në teatrin “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. “Natale in Musica” (Il cinema va a teatro) do të sjellë në skenë sopranon Barbara Luçini dhe pianistin Aliano Frediani.
7. FESTA E VERËRAVE DHE GËSHTENJËS NË QYTETIN E POGRADECIT
Pogradeci do të mirëpresë sot dhe nesër në orën 18:00 Festën e Verërave dhe Gështenjës.
8. “HAMLET”, VIJOJNË SHFAQJET NË TEATRIN E METROPOLIT
“Hamlet” me regji nga Jonida Beqo do të vijojë të sot dhe nesër në orën 19:00 në Teatrin e Metropolit. Interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.
9. “DET I THELLË BLU” I RATTIGAN NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“Det i thellë blu” me autor Terence Rattigan dhe regji nga Rovena Lule Kuka do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës sonte dhe nesër në orën 20:00. Interpretojnë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.
Komente











