Në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të shfaqet ekspozita “George Crewdson”.
Crewdson është një fotograf i njohur ndërkombëtarisht, i cili gjatë tre dekadave të fundit ka mishëruar një portret të Amerikës së Mesme. Kjo ekspozitë prezanton vepra nga tre seritë e krijuara midis viteve 2012 dhe 2022.
“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Shfaqja do të mund të ndiqet më 9, 10, 11 dhe 12 janar në orën 19:00.
Vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Guri Madhi” në Korçë ekspozita e mjeshtrit të artit figurative, Roland Karanxha. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 30 janar.
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë ka hapur thirrje për projekte artistike për vitin 2025. Aplikimet do të pranohen deri më 24 janar.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ofron për herë të parë mundësinë e mbështetjes financiare për programin vjetor të organizatave kulturore, për vitin 2025. Aplikimet zgjasin deri më 7 shkurt dhe synojnë forcimin dhe zhvillimin e veprimtarive në promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore në vend.