Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.HOMAZH PËR REGJISORIN DHIMITËR ANAGNOSTI NË 90-VJETOR
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti, nesër, më 23 janar në orën 18:00, në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve organizohet një mbrëmje kushtuar jetës dhe veprës së tij.
2. BLERTA XHOMO, EKSPOZITË PERSONALE ‘ME DRITË’ NË FAB
“Light in the deep” është ekspozita personale e piktores Blerta Xhomo që do të çelet sonte në orën 18:00 në Galerinë FAB të Fakultetit të Arteve të Bukura.
3. “NËN VELIN E KONTRABASIT” ME ARTISTEN ITALIANE PALAZZI
Poezi dhe muzikë e frymëzuar nga Dante Alighieri me kontrabasisten italiane Caterina Palazzi dhe aktoren shqiptare Anila Balla do të vijë nesër në aktivitetin e titulluar “Nën velin e kontrabasit”, në orën 19:00 në Sallën e Qendrës Kulturore të Kishës Orthodhokse në Tiranë
4.“DET I THELLË BLU” NGA RATTIGAN NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“Det i thellë blu”, shfaqja me autor Terence Rattigan dhe regji nga Rovena Lule Kuka rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës nga 22-25 janar në orën 20:00. Interpretojnë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.
5. “HAMLET”, VEPRA E SHEKSPIRIT RIVJEN NË SKENËN E “METROPOL”
“Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit rivjen në Teatrin Metropol nga 22-25 janar në orën 19:00. Me regji nga Jonida Beqo, interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.
6. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” TE EKSPERIMENTALI
“I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, nga 22-25 janar në orën 20:00.
Komente












