Aktivitetet kulturore/ ‘Linda’ shfaqje te ArTurbina! ‘Muzikë për njerëz të thyer’, në ‘Destil Creative Hub’ Tiranë

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Në Galerinë e Artit Tiranë në rrugën e Kavajës hapet më 30 janar në orën 19:00 ekspozita retrospektive e Klement Zoraqit. Për pubikun prezantohen 50 vite krijimtari të përmbledhura në 50 punime, kryesisht peizazhe magjike që tregojnë historinë e tij që nga mosha 14-vjeçare deri sot.

2. Shfaqja “Linda” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar te ArTurbina në Tiranë në datat 30, 31 janar dhe 1, 2 shkurt, në orën 20:00.

3. Performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer” & Bashkëbisedim me Mikaela Minga, Mardit Lleshi organizohet këtë të mërkurë në orën 18:00 në “Destil Creative Hub” në Tiranë. Performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer” është një vepër e programuar e përbërë nga disa pjesë muzikore. Çdo pjesë, nëpërmjet performancës së orkestrës, rrëfen rrugëtimin e errët të diktaturës komuniste në Shqipëri nga viti 1945 deri në vitin 1990. 

4.“Trashëgimia e Komunizmit në psikën kolektive të shoqërisë shqiptare deri në ditët e sotme” është tema e përgatitur për diskutim nga antropologu dhe autori Nebi Bardhoshi, në një takim të moderuar nga gazetari Ervin Qafmolla mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 29 janar, në orën 19:00, Tek Bunkeri.

5. Takim muzikor me Selma Bekteshi dhe Daniel Prendi me studentë të turqishtes mbahet këtë të mërkurë më 29 janar, në orën 17:30 në Institutin Yunus Emre në Tiranë.

6. Një performancë kërcimi bashkëkohor që eksploron aspekte simbolike dhe emocionale të ujit është shfaqja “Mbi peizazhe uji” nga “Ëas Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda” që do të mbahet më 29 janar në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

7. “Mindfulness Përmes Artit: Fuqia Shëruese e Kreativitetit” është aktiviteti që mbahet te Qendra “Dua” në Tiranë këtë të mërkurë, më 29 janar, në orën 19:00. Ky takim do të ofrojë një hapësirë për të eksploruar se si arti mund të përdoret si një mjet shërues, duke ndihmuar në reduktimin e stresit dhe zhvillimin personal.
 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)