Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Këtë të mërkurë shënohet edicioni i 10-të i “International Albanian Brass Festival”. Festivali do të nisë më 19 mars me një Workshop në orën 9:30 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve, ndërsa në mbrëmje, në po të njëjtin mjedis do të interpretojë një ansambël vjenez, i quajtur “Alfa Triangle”.
2. Një diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit do të mbahet këtë të mërkurë, më 19 mars, në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” si pjesë e ciklit të aktiviteteve “Zërat”.
3. Musicali “Matilda” do të rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër duke filluar prej kësaj të marte deri më 21 mars, çdo ditë, në orën 12:30.
4. Këtë të martë, më 18 mars, në orën 18:00, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë do të presë në bibliotekën e tij, një aktivitet me poezi nga Pier Paolo Passolini dhe Giovanni Pascoli.
5. Stina Koncertore në Fakultetin e Muzikës në Tiranë vjen me një tjetër koncert të Muzikës së Dhomës, këtë herë me një trio të pedagogëve Xhovana Marku (Oboe), Ardita Bufaj (Piano) dhe Ilir Kodhima (Korno). Koncerti do të mbahet sonte, më 18 mars në orën 19:00 në Hollin e Universitetit të Arteve.
6. Këtë martë, më 18 mars, në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë do të shfaqet filmi “Parullat” nga Gjergj Xhuvani, shoqëruar më pas me një bashkëbisedim me skenaristin e filmit, Ylljet Aliçka.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.7%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 1410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit
11 Mars, 12:11
-
Aktivitetet kulturore/ Filmi ‘Lamerica’, ‘Tek Bunkeri’! Vijon në Tiranë ekspozita ‘Ato pa këngë’, në kuadër të muajit të grave
10 Mars, 12:21
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Engjëjt’ shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Vivaldi 4 stinët’ koncert në Kishën e Shën Luçisë, Durrës
8 Mars, 12:15
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranverë Muzikore’, koncert te salla ‘Tonin Harapi’! ‘Fausti’ shfaqje te teatri Kombëtar
7 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Rrëfimet e kohës’ te teatri ‘Kujtim Spahivogli’! ‘Gjurmë Dijesh, Fletoret e Para’, ekspozitë te ‘Muzeu i Arsimit, Korçë
6 Mars, 12:32
-
Aktivitetet kulturore/ Koncert flamengo nga ‘La Prenda Roja’, te Qendra Kulturore ‘Tulla’! Komedia ‘Gruaja e burrit tim’, te teatri ‘Skampa’ Elbasan
5 Mars, 10:05
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Out of season’ film te Qendra ‘Dua’, Tiranë! 'Unë jam ngjyra', çelet konkursi Kombëtar i Pikturës për Fëmijë
4 Mars, 12:03