“Mbi fjalë” është shfaqja premierë nga Blenard Azizaj, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00.

“Udhëtimi i magjishëm i zemrës” (Liza në botën e marrëzisë) është shfaqja për fëmijë që do të vijë nesër në orën 11:00 te salla “Çehov” në teatrin e Metropolit në Tiranë.

Teatri për fëmijë “Miqtë e pyllit” do të shfaqet nesër në orën 11:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

“Refleksione” është koncerti nga Erli Lila e Rei Kita, që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

“Gjurmë penelatash” është ekspozita nga Arben Kristani, që do të çelet sot në orën 17:00 në galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës.