1.MBRËMJA MUZIKORE “KËNGË ITALIANE” TE TEATRI “PETRO MARKO”

“Këngë Italiane” është mbrëmja muzikore te teatri “Petro Marko” në Vlorë, që do të mbahet nesër në orën 19:00. Koncerti është një mundësi për t’iu afruar traditës italiane muzikore përmes ndjeshmërisë së jazz-it kontemporan në këtë projekt tw artistëve siçilianë Giovanna Magro (vokal) dhe Carlo Alberto Proto (kitarë).

2.“PESË FYTYRAT E HESHTJES”, SHFAQJE TE TEATRI “MIGJENI”

Pesë fytyrat e heshtjes” është shfaqja me regji nga Ilir Bokshi, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër sot dhe nesër në orën 19:00.

3.“DRITAT DHE HITET”, KONCERT NË TEATRIN “A. ZAKO ÇAJUPI”

“Dritat dhe Hitet” është koncerti që do të vijë sot në orën 19:00 te teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Interpretojnë Nikola Kondakçi dhe Sonja Hoxhallari në violinë, Flobens Zyma në violë dhe Ejona Nako në violonçel.

4. SHFAQJE E FILMIT ARTISTIK TË ANIMUAR “BELLADONNA OF SADNESS”

Filmi artistik i animuar “Belladonna of Sadness” (Kanashimi no Beradonna, 1973) do të shfaqet sot në orën 19:00 në mjediset e “Berk botime” në Tiranë. Filmi i realizuar nga Mushi Productions, studioja e animacionit e themeluar dhe më pas e braktisur nga Osamu Tezuka, qe një dështim komercial dhe mbeti e panjohur për publikun e gjerë për vite të tëra pas publikimit fillestar.  Pas më shumë se 40 vitesh në harresë (dhe pas shumë versioneve me cilësi të ulët që qarkullonin online), filmi së fundmi është restauruar në 4K nga kompania e post-produksionit me bazë në Los Anxhelos, “Cinelicious”.

5.“FAMILJA ASTARI - HË SOT, HË NESËR” TE AKADEMIA E ARTEVE

“Familja Astari – Hë sot, hë nesër” është shfaqja që do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër në Akademinë e Arteve në Tiranë në orën 19:00.

6.“DREJTËSI NË NUREMBERG” VIJON SHFAQJA NË TEATRIN KOMBËTAR

Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit? “Drejtësi në Nuremberg” nuk është vetëm një dramë historike, por një paralajmërim dhe apel për ndërgjegjen njerëzore. Me regji të Arben Kumbaros, shfaqja vijon në skenën e Teatrit Kombëtar edhe sot dhe nesër në orën 20:00.

7. VIJON “DRITËZA” PËR FËMIJËT, SHFAQJA PA TEKST E ME ETYDE

“Dritëza”, shfaqje për fëmijë, pa tekst, e ndërtuar përmes etydeve, lëvizjes dhe marrëdhënies që aktori krijon me dritën në skenë, vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës edhe nesër në orën 10:30.

8. “SMËRFËT DHE GARGAMELA” RIKTHEHEN NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Smërfët dhe Gargamela” rivjen në skenën e Teatrit të Kukullave edhe nesër në oraret 10:30 dhe 11:30.

9. “ENERGJIA E CIRKUT”, SHFAQJE NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Energjia e Cirkut” është shfaqja e repertorit nga Cirku Kombëtar, që do të shfaqet në Teatrin e Kukullave sot në orën 17:00.