1.MBRËMJE POETIKE, SONTE HOMAZH PËR TEODOR KEKON NË DURRËS
Krijimtaria e një prej zërave më të veçantë të letërsisë shqipe, Teodor Keko, do të kthehet përmes një mbrëmjeje poetike në Muzeun Etnografik të Durrësit. Aktiviteti do të mbahet sot nga ora 20:00 dhe do të sjellë interpretime skenike nga një kast aktorësh të njohur, nën regjinë e Andia Xhungës.
2.MARATONA VERORE “FESTA E KËNGËS” NDALET NESËR NË VLORË
Maratona verore “Festa e Këngës” vijon udhëtimin në qytetet e vendit, ndërsa këtë të enjte ndalet në Vlorë. Sot në orën 20:30, artistë të njohur të muzikës popullore do të ngjiten në skenë për një mbrëmje plot ritëm dhe atmosferë festive.
3.KASTRIOT TUSHA DHE ARDIAN TREBICKA, NESËR NË PORTO PALERMO
Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka do të performojnë sonte në Porto Palermo Festival. Aktiviteti premton një mbrëmje artistike në një nga destinacionet më të veçanta të bregdetit, ku muzika dhe interpretimi bashkohen me atmosferën e kalasë dhe detit.
4. FILMAT SHQIPTARË RIKTHEHEN NË EKRAN TE QENDRA “AGIMI”
“Filmat shqiptarë ndër vite” është aktiviteti që do të vijojë deri më 20 gusht në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Publiku mund të ndjekë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë me shfaqje paradite dhe në mbrëmje.
5. “KAVAJA SUMMER NIGHT” DHE “KARPEN FEST”, VERA NË KAVAJË
Më 7 gusht, Pedonalja e Re e Kavajës do të presë “Kavaja Summer Night”, me artistë të njohur si Luiz Ejlli, Ledri Vula, Kida dhe emra të tjerë të muzikës shqiptare. Ndërkohë, më 7 dhe 8 gusht, në Karpen Beach zhvillohet edicioni i parë i “Karpen Fest”, festivali i plazhit që do të ofrojë muzikë live dhe aktivitete përgjatë mbrëmjes.
6. “FESTA E MIQËSISË 2026”, MUZIKË LIVE DHE FESTIME NË LUSHNJË
Nga 7 deri më 9 gusht, Sheshi i Qytetarëve në Lushnjë do të mirëpresë “Festën e Miqësisë 2026”. Programi përfshin koncerte me muzikë live dhe aktivitete festive, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim për vizitorët dhe banorët.
7. FESTIVALI “NONA”, FESTA KOMBËTARE E GJYSHEVE NË PËRMET
Nesër në Përmet hap siparin festivali “Nona”, i cilësuar edhe si festa kombëtare e gjysheve shqiptare. Nata e parë do të ketë të ftuar speciale shkrimtaren dhe poeten Mimoza Ahmeti, e cila pritet të sjellë edhe një surprizë për publikun.
8. SHKODËR/ PROGRAMI EDUKATIV “MILI FANZINE” TE MUZEU “MARUBI”
Në Muzeun “Marubi” në Shkodër, nesër nga ora 10:00 deri në 12:00 do të mbahet aktiviteti edukativ “Mili Fanzine”. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë fotografinë, vizatimin dhe tekstin për të krijuar një botim artistik të frymëzuar nga veprat e Gjon Milit.












Komente
Komento