Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK I LOJËRAVE POPULLORE E RITEVE
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve mbërrin në edicionin e tij të tretë, sot dhe nesër. Ai mbahet në Burrel dhe sjell lojëra popullore, rite tradicionale, panair artizanati e kulinarie dhe argëtim për të gjitha moshat.
2. KONCERTI “MUZË E SHPIRTIT TË LIRË” TE TEATRI “PETRO MARKO”
“Muzë e shpirtit të lirë” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë nesër në orën 19:00.
3. “SHFAQJA E CIRKUT”, TEATRI ME KUKULLA GAZMORE PËR FËMIJËT
Teatri për fëmijë “Shfaqja e Cirkut” do të vijë te Teatri i Kukullave nesër dhe të dielën në oraret 10:30 dhe 11:30.
4. RITME MODERNE DHE ENERGJI ME EQUAL VIBES NË TIRANË
Një eksperiencë plot energji, muzikë dhe atmosferë unike që bashkon të rinjtë dhe dashamirësit e ritmeve moderne do të vijë sot në orën 19:00 përmes “Equal Vibes in Tirana” te Lulishtja pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
5. KONCERT XHAZ ME EMANUELE URSO E BANDËN ME 16 INSTRUMENTISTË
Festivali i Jazz-it sjell “Jazz Day with Hemingway” dhe Emanuele Urso “King Of Swing” dhe bandën e tij me 16 instrumentistë nga Italia në një koncert mbrëmjen e së shtunës në orën 19:30 në Universitetin e Arteve. Kodi i veshjes është në stilin e viteve ’20-’30-të ndërsa hyrja është me bileta.
6. “KAINI DHE ABELI...” KTHEHET TE TEATRI EKSPERIMENTAL
Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” është kthyer në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë. Shfaqja do të vijë sonte, nesër dhe të dielën në orën 20:00.
7. “SKANDAL” RIVJEN NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL” NË TIRANË
“Skandal” është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” mbrëmjen e sotme, nesër dhe të dielën në orën 20:00.
Komente











