Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.OPERA “L’ELISIR D’AMORE” E DONIZETTI-T NË SKENËN E TKOB-IT
Kalendari artistik i muajit shkurt hap siparin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me, “L’Elisir d’Amore” tw Gaetano Donizetti-t e cila rikthehet si një produksion krejtësisht i ri. Opera do të ngjitet në skenë më 11, 12, 13 dhe 14 shkurt në orën 19:00 nën interpretimin e artistëve të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, si Enkeleda Kamani, Gëzim Myshketa, Davide Luciano, Nina Muho, Artur Vera, etj.
2. 106-VJETORI I TIRANËS KRYEQYTET, KONCERT, EKSPOZITË E PANAIR
106-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet do të festohet nesër me një ditë kushtuar historisë, traditës dhe bukurisë së Tiranës. “Lule t’bukra ka Tirona” do të mbahet në orën 10:00 te sheshi “Mimoza”, në njësinë administrative nr. 10. Të pranishmit mund të ndjekin edhe një ekspozitë fotografie nga historiku i Tiranës nga Arkivi Qendror i Shtetit, të bëhen pjesë e ‘këndit të traditës’ (Sofra Tiranase), ndërsa do të ketë edhe panair lulesh dhe performancë muzikore-artistike nga Ansambli Tirana.
3. “SUPERDESIGN. DIZAJNI RADIKAL ITALIAN”, SHFAQET DOKUMENTARI
Dokumentari “SuperDesign. Dizajni Radikal Italian” nga Francesca Molteni do të shfaqet sot në orën 18:30 te kinema “Cube” te Piramida në Tiranë. “SuperDesign” është një film rreth nëntëmbëdhjetë protagonistëve të Lëvizjes Radikale Italiane. Përmes fjalëve dhe historive të tyre, ripërshkojmë historinë dhe trashëgiminë e lëvizjes. Imazhet e bukura historike evokojnë atmosferën e asaj periudhe.
4. “1MATERIAL”, EKSPOZITË E STUDENTËVE TË QERAMIKËS TE “FAB”
Ekspozita studentore e Programit të Qeramikës “1Material” vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB e Universitetit të Arteve.
5. “OBOBO PO UNË SE DINJA!” RIKTHEHET NË TEATRIN E KORÇËS
Komedia “Obobo po unë se dinja!” do të shfaqet në Teatrin e Korçës “A. Z. Çajupi” edhe sot në orën 19:00.
6. RECITAL I MUZIKËS KLASIKE NË SALLËN “TONIN HARAPI” TE LICEU
Një mbrëmje muzike klasike do të vijë në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në recitalin e parë të Albana Bajraktarit.
Komente












