Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“ZËRI I TIRONËS” PËR TRASHËGIMINË MUZIKORE TIRANASE
“Zëri i Tironës” është aktiviteti që synon të promovojë trashëgiminë muzikore tiranase e që do të mbahet nga 9-12 mars në shkollën “Metronome” në rrugën “Siri Kodra”. Gjatë këtyre ditëve do të ketë bashkëbisedime me artistë që kanë interpretuar dhe përcjellë repertorin e muzikës qytetare tiranase.
2. “LIRA FEMINA”, KONCERT PËR DITËN E GRUAS NË ELBASAN
“Lira Femina”, një koncert recital dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet sonte në orën 20:00 në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan.
3.MBRËMJE GALA ME MARSELA ÇIBUKAJ DHE ORKESTRËN E RTSH-SË
Mbrëmje Gala me Marsela Çibukaj, e cila do të interpretojë këngët më të bukura shqiptare kushtuar nënës dhe Orkestrën Simfonike të RTSH-së do të mbahet sonte në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve.
4. “L’ELISIR D’AMORE”, OPERA E DONIZETTI-T UDHËTON NË VLORË
“L’Elisir d’amore”, opera e njohur e Gaetano Donizetti-t, pas suksesit të jashtëzakonshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës udhëton drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Ajo do të shfaqet më 10 mars në orën 19:00.
5. “PRANVERA NDËRSHQIPTARE NË ART”, EKSPOZITË NË KORÇË
70 piktorë nga trevat shqiptare bashkohen në një ekspozitë arti në Galerinë e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë nga 10-15 mars.
6. DITA E VERËS ELBASAN, NJË JAVË FESTIME ME MUZIKË E TRADITË
Nga 9 deri më 15 mars, Elbasani kthehet në një festë të madhe, ku tradita, gëzimi dhe atmosfera e Ditës së Verës ndihen në çdo rrugë e në çdo shesh. Kjo javë do të sjellë muzikë, shije, panaire, karnavale, koncerte dhe një atmosferë të jashtëzakonshme.
7. PETER ASSMANN, ARTISTI AUSTRIAK, EKSPOZITË TE “ZENIT”
Artisti austriak Peter Assmann vjen me një ekspozitë në galerinë “Zenit” në Tiranë, sonte në orën 18:30.
Komente












