Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.OPERA E BALET, NJË MBRËMJE E VEÇANTË ARTISTIKE NË TKOB
Një mbrëmje dedikuar operës dhe baletit bashkon në skenën e TKOBAP-së solistët lirikë, solistët dhe Trupën e Baletit, si edhe Orkestrën Simfonike. Një përvojë skenike e ndërtuar si një mozaik artistik, ku ariet dhe duetet më të njohura të repertorit operistik botëror ndërthuren natyrshëm me ekstrakte baleti nga krijime klasike dhe bashkëkohore do të vijë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. Programi përfshin vepra nga kompozitorë të mëdhenj të operës si Giacomo Puçini, Giuseppe Verdi, Ëolfgang Amadeus Mozart, Gaetano Donizetti, Umberto Giordano, Pietro Mascagni dhe Franz Lehár, si edhe fragmente koreografike që sjellin në skenë një udhëtim estetik nga baleti klasik drejt gjuhës bashkëkohore të lëvizjes.
2.ORKESTRA SIMFONIKE E RTSH, KONCERT NË UNIVERSITETIN E ARTEVE
Orkestra Simfonike e RTSH vjen me një koncert me kryevepra të repertorit botëror mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve. Për të pranishmit do të interpretohen mes të tjerash koncert për violinë në Re maxhor, Op. 61 – Ludëig van Beethoven dhe simfonia Nr. 9 “The Great” në Do maxhor - Franz Schubert. Solist i mbrëmjes do të jetë Elvin Hoxha Ganiyev (violinë) dhe dirigjent Gridi Kraja.
3. “HAMLET”, VEPRA E SHEKSPIRIT RIVJEN NË SKENËN E “METROPOL”
“Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit rivjen në Teatrin Metropol mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. Me regji nga Jonida Beqo, interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.
4. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” TE EKSPERIMENTALI
"I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, nga 15-18 janar në orën 20:00.
5. ‘24 ORË NGA JETA E NJË VOTUESI’, KOMEDIA PREMIERË NË TK
“24 orë nga jeta e një votuesi” është komedia satirë, që do të vijojë të shfaqet sot dhe nesër në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës. Me regjinë e Driada Dervishit dhe muzikën e Aulon Naçit, interpretojnë Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Haxhaj.
6. “GRUAJA E BURRIT TIM” RIVJEN NË SKENËN E TEATRIT “SKAMPA”
Komedia “Gruaja e burrit tim”, një produksion i teatrit shëtitës “Çajupi”, me regji nga Kiço Londo rikthehet në teatrin “Skampa” në Elbasan me dy shfaqje, më 16 dhe 17 janar në orën 18:00.
7. “CIRCUS SHOW”, SHFAQJA E CIRKUT NË TEATRIN E KUKULLAVE
“Circus show” është shfaqja e Cirkut Kombëtar, që do të vijë më 17 e 18 janar janar në orën 17:00 në sallën e Teatrit të Kukullave.
8. “HIRUSHJA”, SHFAQJE PLOT HUMOR E IRONI NË TEARIN E KUKULLAVE
“Hirushja”, një nga përrallat më të dashura, do të vijë në një shfaqje plot humor dhe ironi në Teatrin e Kukullave më 17 dhe 18 janar në oraret 10:30 dhe 11:30.
9. “UDHËTIMI I MAGJISHËM I ZEMRËS” ÇON LIZËN TE “METROPOL”-I
“Udhëtimi i magjishëm i zemrës” (Liza në botën e marrëzisë) është shfaqja për fëmijë që do të vijë nesër dhe pasnesër në orën 11:00 në teatrin e Metropolit në Tiranë.
10. “GRUFFALO” RIKTHEHET NË SKENËN E TEATRIT EKSPERIMENTAL
“Gruffalo” është shfaqja për fëmijë me regji e koreografi nga Mariel Brahimllari, që do të vijë në Teatrin Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës nesër dhe pasnesër në orën 10:30.
11. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS
Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.
12. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS
Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.
Komente












