Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “KINOCHRISTMAS” NË PARKUN E ARTIT, AKTIVITETE PËR FËMIJËT

Parku i Artit në Kinostudio do të shndërrohet në një vend festiv sot në orën 16:00. “KinoChristmas” do të sjellë Korin e Zërave të Bardhë, performancë nga baleti “Arrëthyesi”, aktivitete kreative për fëmijë me Babagjyshin dhe Elfët etj.

2. “GRUA PËR SHTËPI”, MONODRAMA NË TEATRIN “PETRO MARKO”

“Grua për shtëpi” është monodrama që do të vijë në skenën e teatrit “Petro Marko”, nesër në orën 18:00. Shfaqja sjell në skenë historitë e grave, martesat e hershme dhe pritshmëritë e padrejta që shoqëria vendos mbi to.

3. “FESTON KORÇA”, DRITA DHE FESTË NË QYTETIN JUGLINDOR

Koncerte, performanca dhe surpriza do të gjeni në këto ditë dhjetori në “FestON Korça”. Nesër në orën 18:00 programi vijon me festivalin “Autonom Fest”.

4. “VETËM NJË ÇAST PARA FUNDIT TË BOTËS”, SHFAQJE ADOLESHENTËSH

Një shfaqje për adoleshentë, interpretuar nga aktorë të vegjël nën drejtimin dhe regjinë e Klement Konomit do të vijë në skenën e teatrit “Zihni Zako” në Gjirokastër sot dhe nesër në orën 13:30.

5. “LËVIZJE DHE KUFIJ” NË AKADEMINË E SHKENCAVE NË TIRANË

Konferenca e dytë ndërkombëtare “Lëvizje dhe kufij” do të mbahet pranë Akademisë së Shkencave nesër dhe më 11 dhjetor.

6. “RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS” NË QYTETIN E KORÇËS

“Rrugëtime të Papritura të Jetës” është ekspozita, që do të çelet sot në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë.

7. PAVIJONI SHQIPTAR NË BIENALEN E VENEZIAS, BISEDË NË COD

Në prag të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venezias, në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD), sot në orën 18:00 do të mbahet një bisedë publike mbi procesin e përzgjedhjes së projektit përfaqësues, konceptin artistik të “A Place in the Sun” të Genti Korinit dhe qasjen kuratoriale që qëndron pas tij.

8. “MOZAIK MARGARITARËSH”, MBRËMJE KOREOGRAFIKE NË ELBASAN

“Mozaik margaritarësh” është aktiviteti që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në teatrin “Skampa” në Elbasan.