1.“DRITAT DHE HITET”, KONCERT NË TEATRIN “A. ZAKO ÇAJUPI”

“Dritat dhe Hitet” është koncerti që do të vijë nesër në orën 19:00 te teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Interpretojnë Nikola Kondakçi dhe Sonja Hoxhallari në violinë, Flobens Zyma në violë dhe Ejona Nako në violonçel.

2.“PESË FYTYRAT E HESHTJES”, SHFAQJE TE TEATRI “MIGJENI”

 “Pesë fytyrat e heshtjes” është shfaqja me regji nga Ilir Bokshi, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër më 21 dhe 22 mars në orën 19:00.

3.“FAMILJA ASTARI – HË SOT, HË NESËR” TE AKADEMIA E ARTEVE

“Familja Astari – Hë sot, hë nesër” është shfaqja që do të vijë sot, nesër dhe të dielën në Akademinë e Arteve në Tiranë në orën 19:00.

4.“DREJTËSI NË NUREMBERG” VIJON SHFAQJA NË TEATRIN KOMBËTAR

Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit? “Drejtësi në Nuremberg” nuk është vetëm një dramë historike, por një paralajmërim dhe apel për ndërgjegjen njerëzore. Me regji të Arben Kumbaros, shfaqja vijon në skenën e Teatrit Kombëtar edhe sot, nesër dhe të dielën në orën 20:00.

5. VIJON “DRITËZA” PËR FËMIJËT, SHFAQJA PA TEKST E ME ETYDE

“Dritëza”, shfaqje për fëmijë, pa tekst, e ndërtuar përmes etydeve, lëvizjes dhe marrëdhënies që aktori krijon me dritën në skenë, vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës deri më 22 mars, çdo ditë në orën 10:30.

6. “SMËRFËT DHE GARGAMELA” RIKTHEHEN NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Smërfët dhe Gargamela” rikthehet në skenën e Teatrit të Kukullave më 21 dhe 22 mars në oraret 10:30 dhe 11:30.

7. “ENERGJIA E CIRKUT”, SHFAQJE NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Energjia e Cirkut” është shfaqja e repertorit nga Cirku Kombëtar, që do të shfaqet në Teatrin e Kukullave nesër në orën 17:00.