Aktivitetet kulturore/ ‘Pranverë Muzikore’, koncert te salla ‘Tonin Harapi’! ‘Fausti’ shfaqje te teatri Kombëtar

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Belcanto Italiano” është koncerti që do të mbahet mbrëmjen e 8 marsit në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe që sjell elegancën dhe emocionet e muzikës klasike italiane me Raffaele Abete dhe Maria Sarli. Aktiviteti është konceptuar si një mbrëmje kushtuar bukurisë dhe shpirtit të gruas.

2. Një koncert festiv me rastin e 7 dhe 8 marsit do të mbahet në Parkun “Rinia” në Tiranë në orën 11:00.

3. Për herë të parë në Tiranë, grupi legjendar “Modern Talking” me Thomas Andersen & Band sjell magjinë e hiteve të paharrueshme në një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, këtë të shtunë, më 8 mars, në orën 19:30.

4. “Thriftfest” rikthehet për edicionin e tij të tretë në zemër të Tiranës, në hapësirën e Pazarit të Ri këtë 8 mars, nga ora 10:00 deri në 19:00, për një ditë të mbushur me atmosferë, muzikë, ushqim të shijshëm dhe energji pozitive.

5. Më 8 Mars në orën 19:00 më mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog-COD në mjediset e Kryeministrisë mund të bëheni pjesë e “Whispers-Pëshpërima”, një udhëtim artistik që sjell histori të frymëzuara nga ngjarje të vërteta.

6. “Pranverë Muzikore” titullohet koncerti që do të mbahet te Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik në Tiranë mbrëmjen e kësaj të premteje, më 7 mars në orën 19:00.

7. Shfaqja teatrore “Fausti” do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë më 7, 8 dhe 9 mars në orën 20:00.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Kush do flasë me ata të BE', Rama vijon replikat me Bashën: Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi

'Kush do flasë me ata të BE', Rama vijon replikat me Bashën: Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi