Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “DIJETARI I FSHEHTËSIVE”/ FILMI PËR PËR HASAN TAHSININ
“Dijetari i fshehtësive”, një vepër kushtuar jetës, veprimtarisë dhe botës së pazakontë intelektuale të Hoxhë Hasan Tahsinit, një prej figurave më të veçanta të dijes shqiptare dhe të historisë intelektuale të shekullit XIX është dokumentari me regji të Admirina Peçit, që do të shfaqet sonte në orën 19:00 në kinema “Millenium” në Tiranë.
2.FESTIVALI/ KATËR NET ME SERENATA NË QYTETIN E KORÇËS
Nga 17–20 shtator në Korçë mbahet “Korça Serenights Festival”.
3. FESTIVALI I POEZISË DHE KOREOGRAFISË BASHKËKOHORE NË TIRANË
“Sintrak” është Festivali i Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore, që vjen në edicionin e tij të parë te Teatri i Kukullave në Tiranë nga 17-19 shtator. Për 3 ditë, poetë, shkrimtarë, përkthyes e artistë do të takohen mes fjalës dhe lëvizjes, gjuhës dhe kujtesës.
4. EDICIONI I-RË I “DYRRACHIUM INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL”
Nga 15 deri më 25 shtator, artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania mblidhen në Durrës në edicionin e parë të teatrit ndërkombëtar “Dyrrachium International Theater Festival”.
5. “BIG BABY”, SHFAQJA PREMIERË NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
“Big Baby” është shfaqja që çel sezonin e ri teatror të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Me regji nga Endri Çela, ajo do të vijë premierë nesër në orën 20:00 për të vijuar deri më 20 shtator.
6. “PRELUD I NJË RRUGE”, KONCERT RECITAL PIANISTIK NË TKOB
“Prelud i një rruge” është koncerti recital nga pianistja Norena Gaxha, që do të mbahet te Holli Koncertor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, sot në orën 20:00.
7. JAVA KULTURORE TURKE, SHFAQJE FILMASH NË SHKODËR E NË TIRANË
Vijojnë aktivitetet gjatë Javës Kulturore Turke në Shqipëri. Sot në orën 19:30 në kinema “Republika” në Shkodër do të shfaqet filmi “Kampioni ynë” ndërsa nesër, në orën 19:30 në kinema “Maks Velo” në Tiranë do të shfaqet filmi “Kulla e Enigmave: Misteri i Zogut Gjigant” (Bulmaca Kulesi: Dev Kuşun Gizemi).












Komente
Komento