Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër

Green Sofa – “Si të (mos) ngresh një institucion” është diskutimi që do të mbahet më 17 dhjetor në orën 18:00 në mjediset e “Destil Creative Hub” në Tiranë. Historiania e artit Ruth Noack do të flasë mbi përpjekjen e saj për të rimenduar një qasje të re e më të natyrshme të ndërtimit të institucioneve kulturore.

Manifesto “Great Wave” është projekti multidisiplinor që vijon të prezantohet edhe më 17 dhjetor te Galeria “Zeta Contemporary Art Center” në Tiranë. Organizuar nga Qendra e Artit Bashkëkohor Debatik, Manifesti është një projekt multidisiplinar që mbledh së bashku artistë, kuratorë, historianë, arkitektë, shkrimtarë, teoricienë kulture, shqiptarë ose jo, etj., për të reflektuar mbi gjendjen aktuale të artit bashkëkohor në Shqipëri dhe më gjerë. vështrim retrospektiv që fokusohet në realitetin shoqëror dhe propozon një rrëfim të ri historik të artit dhe shoqërisë shqiptare.

“Unidentified False Objects – UFO” është ekspozita nga Ardian Isufi, që vijon të qëndrojë e çelur te Galeria GOCAT te Piramida në Tiranë.

“Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” është ekspozita në grup e 75 artistëve, që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër.

Ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” vijon të qëndrojë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë