Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“SI TA DONI”, NESËR SHFAQJE NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“Si ta doni” është shfaqja teatrore nga William Shakespeare që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e nesërme në orën 20:00 me regji nga John Blondell.
2. “RENDI I RI” NGA “ÇAJUPI” NË SKENËN TEATRORE TË VLORËS
“Rendi i ri” është shfaqja teatrore e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e nesërme dhe në 31 tetor në orën 18:00.
3. FESTIVALI “METROFEST 9” NË TIRANË, SHFAQET “TAKIM I MUNGUEM”
“Takim i Munguem” është shfaqja nga Rafael Hoxhaj, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. Pjesa prezantohet në kuadër të festivalit teatror “Metrofest 9”, që këtë vit prezanton tre produksione të veçanta, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar:
4. FUQIA E TREGIMTARISË NË RUAJTJEN E TRASHËGIMISË JOMATERIALE
“Fuqia e tregimtarisë në ruajtjen e trashëgimisë jomateriale” është tryeza e rrumbullakët, që do të mbahet te “Hotel Tirana Internacional” ditën e nesërme në orën 10:00 deri në orën 14:00. Aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Heritage is Our Brand”, i zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bën bashkë studiues, profesionistë të kulturës, politikëbërës dhe praktikues për të reflektuar mbi rolin e tregimit të historive në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë. Përmes këtij aktiviteti do të shpalosen rezultatet e projektit, duke përfshirë studimin e 40 historive që kapin traditat e gjalla, ritualet dhe njohuritë e komunitetit në rajone të ndryshme të Shqipërisë.
5. DURRËS, PUNËTORI MBI TRASHËGIMINË PËR PËRFSHIRJEN SOCIALE
Uorkshopi kreativ organizuar nga “MuzehLab”, “Trashëgimia për përfshirjen sociale” do të mbahet nesër në orën 10:30 në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “A.Moisiu” në Durrës.
6. DYLA, EKSPOZITË MULTIMEDIALE TE QENDRA KULTURORE “TULLA”
“Rezonanca e fytyrës” nga Bekim Dyla është ekspozita që do të çelet mbrëmjen e nesërme në orën 19:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. Ekspozita multimediale përfshin piktura, vizatime dhe tinguj.
7. KONCERT ME KËNGË POPULLORE VLONJATE DHE TË TRADITËS ÇAME
Këngë popullore vlonjate dhe të traditës çame do të vijnë për publikun në koncertin “Aty ku nisi kënga”, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
Komente












