Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “SHQIPËRIA KINEMATOGRAFIKE E NJË PIKTORI”, NË SHKODËR
“Shqipëria kinematografike e një piktori është ekspozita që do të çelet në Galerinë e Arteve në Shkodër të shtunën në orën 19:00. Ekspozita paraprihet nga një leksion i hapur me pjesëmarrjen e Astrit Totës, që ka qenë piktor në ish-Kinostudio.
2. “KUR DURRËSI BËHEJ FILM”, DOKUMENTAR E KONCERT NË DURRËS
Sot, më 4 shtator, në orën 19:30, në Sheshin “Liria” në Durrës, publiku ftohet në një mbrëmje kushtuar trashëgimisë kinematografike dhe muzikore të qytetit. Në program është dokumentari “Kur Durrësi bëhej Film”, i ndjekur nga një koncert me muzikën e filmave të kompozitorit Haig Zacharian.
3. KONCERT NGA SONI MALAJ NË SHESHIN E QYTETIT TË KUKËSIT
Soni Malaj do të vijë me një koncert mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në sheshin e qytetit të Kukësit.
4. EKSPOZITA E GENTIAN ZEKËS NË GALERINË “NIKOLET VASIA”
Sot, më 4 shtator, në orën 19:00, në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” në Durrës, çelet ekspozita personale e artistit Gentian Zeka. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 shtator.
5. EKSPOZITA E ARTIT BASHKËKOHOR, KATËR ARTISTE TE “ZETA”
“Çfarë nuk mund të përpunohet” (What Cannot Be Processed) është ekspozita që do të çelet sot në orën 18:00 në Galerinë “Zeta” në Tiranë. Ekspozita e konceptuar nga Marko Stamenković, bashkon veprat e katër artisteve: Enza Rripaj, Besa Mustafaraj, Emi Behari dhe Erisaida Veizaj.
6. “MOS E HUMB NGA SYRI ITAKËN”, EKSPOZITË NË PORTO PALERMO
Ekspozita kolektive dhe ndërdisiplinare “Mos e humb nga syri Itakën”, me pjesëmarrjen e një grupi artistësh do të çelet sot në orën 18:00 në Kalanë e Porto Palermos në Himarë. Pjesëmarrës janë Bora Baboçi, Vaster Dhima, Evangelina Gkiokrousi, Ani Muraku, Ledia Kostandini, Beskida Kraja, Redina Qose dhe Vasil Tole Ekspozita merr si pikënisje mitin homerik të Odisesë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Himarës, të rilexuara përmes gjuhës së artit bashkëkohor. Ekspozita vjen e kuruar nga Fabio Toska.
7. “ROOTS IN BLOOM”, SHFAQJE E PUNËVE TË TË RINJVE NË PESHKOPI
Pas ditëve të trajnimit, ideve, xhirimeve dhe montazheve, të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Rrënjët në lulëzim” (Roots in Bloom) sjellin në ekran rezultatet e punës së tyre. Ata do të shfaqin punët e krijuara sot në Peshkopi, për të vijuar më tej edhe në Shkodër dhe në Korçë.
8. EDICIONI I KATËRT I FESTIVALIT TË LINIT, TRADITË DHE ART
Festivali i Linit kthehet sonte në edicionin e katërt në Lin të Pogradecit, duke vendosur në qendër trashëgiminë kulturore dhe rigjallërimin e saj përmes artit dhe aktiviteteve kulturore. Nën mesazhin “Rijetojmë Trashëgiminë Tonë”, festivali sjell një program që ndërthur traditën, artin dhe bashkëkohoren, në një prej peizazheve më të veçanta kulturore të Shqipërisë.
9. KTHEHEN SHFAQJET E “INKUIZITORI I MADH” TE TEATRI METROPOL
“Inkuizitori i Madh”, shfaqje e shkëputur nga romani “Vëllezërit Karamazov” i Fjodor Dostojevskit, rikthehet në skenën e Teatrit Metropol nesër, sonte, më 4 shtator në orën 20:00, për të vijuar me shfaqje deri në 6 shtator.
10. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI TE GAT NË TIRANË
Ekspozita “Libri i negativëve” (The book of negatives) nga Leonard Qylafi është çelur te “Galeria e Artit” Tiranë. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 23 shtator.












Komente
Komento