Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.KONCERT PREMIERË KUSHTUAR KOMPOZITORIT SHPËTIM KUSHTA
Një koncert kushtuar kompozitorit Shpëtim Kushta do të vijë premierë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00 te Universiteti i Arteve në Tiranë nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së tij. Koncerti vjen nën drejtimin artistik të Lorenc Radovanit, me pjesëmarrjen e solistëve: Lorenc Radovani, Astrit Selita, Laura Kushta, Nina Muho, Olta Boka, Kamela Islamaj. Dirigjentë: Gridi Kraja, Olsi Qinami, Dritan Lumshi
2. FESTIVALI I 3-TË I MIQËSISË GREKO-SHQIPTARE MBAHET NË KORÇË
Në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë do të mbahet nesër në orën 19:00, Festivali i tretë i miqësisë greko-shqiptare. Korale nga Shqipëria dhe Greqia do të sjellin një udhëtim emocionesh dhe tradite.
3. SHKODËR/ EKSPOZITA “QYTETI QË M’RRI NË SY” NGA ROZAFA SHPUZA
“Qyteti që m’rri në sy” është ekspozita nga Rozafa Shpuza, që do të çelet nesër në orën 19:00 te Galeria “Oda” në Shkodër.
4. “SIMFONIA E QELQIT” TE “REJA”, UDHËTIM ME TINGULL E DRITË
“Simfonia e Qelqit” sjell nesër në orën 10:30 te “Reja” në Tiranë një eksperiencë unike ku arti, muzika dhe krijimtaria takohen në një ditë të dedikuar qelqit si material dhe si emocion.
Komente











