1 “Mundësi pa kufi” titullohet koncerti që do të mbahet më 11 dhjetor në orën 19:00 në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Motrat Alda dhe Blerina Shalari do të interpretojnë krijimet e tyre muzikore, ndërsa aktori Dritan Boriçi do të interpretojë Homerin në melodramën “Homeriada”.
2 Ata që duan poezinë mund të ndjekin një aktivitet kushtuar asaj në 11 dhjetor në orën 16:30 në Shtëpinë e Miqve të Artit-“Zonja Gjenë” në Berat,
3 “Montagne d’Albania” nga Piero Ghiglione është libri që prezantohet nga Instituti Italian i Kulturës në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” më 11 dhjetor në orën 15:30 - 17:00. Libri është një guidë alpinistike e Shqipërisë së viteve ‘40, botuar nga Distaptur në Tiranë në vitin 1941. Libri mund të konsiderohet eseja e parë shkencore mbi sistemin malor shqiptar.
4 Universiteti i Arteve organizon më datë 11 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, një ditë të hapur dedikuar artit, krijimtarisë dhe ëndrrave për një të ardhme artistike. Për të gjithë ata që kanë interes për të studiuar në këtë institucion, kjo është mundësia ideale për të njohur nga afër botën e artit dhe për të përjetuar atmosferën frymëzuese të punës me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Arteve.
5 “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi titullohet ekspozita konceptuale që do të çelet më 10 dhjetor në orën 18:00 në Galerinë e Artit Bashkëkohor të Tiranës te Piramida. Ekspozita do të sjellë një kombinim të mediumeve si video, instalacion e ndërhyrje në hapësirë.
6 “Qyteti i shpalosur: arti si faktor shndërrimesh”, konferenca e parë shkencore ndërkombëtare në Shqipëri mbi artin në hapësirën publike dhe transformimin e qytetit do të mbahet më 11-12 dhjetor 2024 në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
S.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ’Ëndërr apo e vërtetë?’ nga teatri shëtitës ‘Çajupi’! ‘Një tigër në shtëpi’, shfaqje për fëmijë
17 Janar, 12:40
-
Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër
16 Janar, 10:54
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’
15 Janar, 10:37
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! Vijon ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë
13 Janar, 11:15
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25
-
Aktivitetet kulturore/ Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për 2023 në Tiranë, aktiviteti 'Janari në festën e filmit shqiptar' në Gjirokastër
9 Janar, 11:59
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Lezetet e mëkatit bashkëshortor’ tek Eksperimentali, vijon e hapur ekspozita ‘George Crewdson’ në muzeun Marubi Shkodër
8 Janar, 10:35
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita 'Salloni i Vjeshtës', në Galerinë e Arteve të Shkodrës! Në Korçë 'Guri Madhi', ekspozita e mjeshtrit Roland Karanxha
7 Janar, 10:20
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë’, ekspozitë në Tiranë! Diskutim rreth librit ‘Dyzet Rregullat e Dashurisë’, në qendrën DUA
6 Janar, 12:25
-
Aktivitete kulturore/ ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’, në Galerinë e Arteve në Tiranë! ‘C’era Una Volta, çelet sot në Korçë ekspozita me piktura abstrakte
4 Janar, 12:57