Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I LETËRSISË PËR TË RINJ NË TIRANË
“Tirana Gate 2026” është Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë që rikthehet në edicionin e tij të 12-të, nga 7 deri më 9 tetor, në Vila 31 × Art Explora në Tiranë. Festivali sjell në fokus letërsinë që kapërcen kufijtë, zërat e rinj dhe historitë që kërkojnë të dëgjohen, duke krijuar një hapësirë takimi mes autorëve e lexuesve.
2. KONFERENCË DHE EKSPOZITË MBI KUJTESËN E REGJIMIT KOMUNIST
“Gjurmë të luftës në kujtesën historike të Shqipërisë” është ekspozita që çelet mwngjesin e neswrm në Hotel Tirana, në kuadër të aktiviteteve të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Ekspozita sjell fotografi të pllakateve të vendosura gjatë diktaturws në muret e institucioneve shtetërore dhe synon të ndërgjegjësojë publikun mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e tyre. Në të njëjtën hapësirë, më 7-8 tetor zhvillohet edhe një konferencë ndërkombëtare shkencore mbi trashëgiminë komuniste, kujtesën historike dhe memorializimin.
3.“L’ ITALIA CHE SOGNAVAMO”, EKSPOZITË NË ARKIVIN E FILMIT
“Italia që ëndërronim” (L’Italia che sognavamo) është ekspozita fotografike që prezantohet në Arkivit Shtetëror të Filmit nga sot deri më 23 tetor. E kuruar nga Brunella Garavini dhe Elton Koritari, ekspozita sjell imazhe nga Arkivi Malatestiana dhe Qendra e Kinemasë së Çezenës, duke ndjekur zhvillimin e kinemasë italiane të shekullit XX. Ekspozita sjell gjithashtu kujtesën e Italisë si një imazh të dëshiruar nga shqiptarët gjatë viteve të diktaturës.
4.TIM ALLEN NË TIRANË/ MASTERCLASS MBI ANIMACIONIN STOP-MOTION
Animatori britanik Tim Allen zhvillon më 7 tetor, në kinema “Millennium”, një masterclass të hapur mbi artin e animacionit stop-motion dhe procesin e krijimit të personazheve. Me mbi 25 vite përvojë në disa produksione si “Guillermo del Toro’s Pinoçhio”, “Fantastic Mr. Fox”, “Isle of Dogs” dhe “Corpse Bride”, Allen do të ndajë eksperiencën e tij me animatorë, studentë, artistë dhe të apasionuar pas kinemasë. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Britaniko-Ukrainase 2026.
5.“ANIMATING THE FUTURE”, TRI DITË ME ANIMACION E WORKSHOPE
“Animating the Future” zhvillohet në Tiranë nga 7 deri më 9 tetor, në Qendrën e Artit Agimi, me një program kushtuar animacionit dhe krijimtarisë. Përgjatë tri ditëve do të organizohen masterclass-e, ëorkshope, shfaqje, biseda me profesionistë të industrisë dhe aktivitete netëorking-u, duke krijuar mundësi takimi mes profesionistëve ndërkombëtarë dhe talenteve vendase.
6. FESTA E SELCËS, TRADITË, MUZIKË DHE AKTIVITETE NË KELMEND
“Festa e Selcës 2026” zhvillohet më 7 tetor në Kelmend, duke mbledhur komunitetin në një aktivitet ku ndërthuren tradita, muzika dhe festa. I ftuar artistik i këtij edicioni është këngëtari Lekë Dedvukaj. Aktiviteti nis në orën 14:00.
7.“STANDUP TIRANA”, EDICIONI I DYTË NË TEATRIN E OPERAS
“StandUp Tirana” rikthehet me edicionin e dytë më 6 dhe 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktiviteti sjell në skenë komedianë shqiptarë e të ftuar specialë nga diaspora, në dy net të dedikuara humorit dhe ‘stand-up comedy’.












Komente
Komento