Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër

Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër

Rubrika Ciceron

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Koncerti “Peçi, Ravel, Brahms” rikthen stinën koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Koncerti, i pari për vitin 2025 do të drejtohet nga dirigjenti Gridi Kraja dhe do të mbahet me 17 Janar në orën 18:00 në Sallën e Universitetit të Arteve. Programi do të hapet me “Valsi i mjelmës” dhe “Symphodance energy” nga kompozitori Aleksandër Peçi, të cilat vihen në skenë për herë të parë, për të vazhduar me Maurice Ravel “Tzigane”, e interpretuar nga violinistja Laura Llozi dhe do të mbyllet me “Simfonia Nr.2” të Johannes Brahms.

2. Koncerte ‘live’ dhe muzikë tradicionale, hapësira argëtimi për fëmijë, panair i produkteve tradicionale, aktivitete aventure, treg artizanal, konkurs fotografie etj., janë pjesë e festivalit “Puka n’Fest 2025”, që do të mbahet në Pukë më 17, 18 dhe 19 janar. Ky festival dimëror ka si synim të transformojë turizmin në këtë qytet.

3. “Tek Bunkeri”, në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë vijon të mbahet Java e Dokumentarëve. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, më 16 janar në orën 18:30 mund të ndiqni dokumentarin “Pesha e baltës”, ndërsa më 17 janar në orën 18:30 dokumentarin “Ferdonija”.

4. “Të ndjesh pamjen” titullohet ekspozita me vepra të Besim Tulës, që çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje, më 16 janar, në orën 19:00 te Galeria “FAB” në Tiranë. Ekspozita vjen si tribut dedikuar kujtimit të Besim Tulës, si një prej personaliteteve më të njohur të pikturës bashkëkohore shqiptare.

5. “Fajtori” është drama që do të ngjitet në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër më 17 dhe 18 janar në orën 18:00.

6. “Ëndërr në papafingo” është komedia me skenar dhe regji të Leka Bungos, që do të shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan më 16, 17 dhe 18 janar në orën 18:00.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi