Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “Trashëgimia e Komunizmit në psikën kolektive të shoqërisë shqiptare deri në ditët e sotme” është tema e përgatitur për diskutim nga antropologu dhe autori Nebi Bardhoshi, në një takim të moderuar nga gazetari Ervin Qafmolla mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 29 janar, në orën 19:00, Tek Bunkeri.
2. Takim muzikor me Selma Bekteshi dhe Daniel Prendi me studentë të turqishtes mbahet këtë të mërkurë më 29 janar, në orën 17:30 në Institutin Yunus Emre në Tiranë.
3. Këtë të martë, më 28 janar, në orën 18:00 në shtëpinë ku lindi Ismail Kadare, do të mbahet një takim i veçantë me shkrimtarë dhe personalitete të kulturës për të nderuar trashëgiminë e një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare.
4. Festivali i Teatrit Bashkëkohor në Tiranë “Mediums”, organizon këtë të mërkurë më 29 janar, në orën 12:00 një sesion dinamik shkëmbimi idesh me organizatorët, artistët dhe ekspertët e festivalit, në “Hana Corner Caffe” në Tiranë, duke u fokusuar në temën e teatrin bashkëkohor.
5. Një performancë kërcimi bashkëkohor që eksploron aspekte simbolike dhe emocionale të ujit është shfaqja “Mbi peizazhe uji” nga “Ëas Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda” që do të mbahet më 29 janar në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
6. “Mindfulness Përmes Artit: Fuqia Shëruese e Kreativitetit” është aktiviteti që mbahet te Qendra “Dua” në Tiranë këtë të mërkurë, më 29 janar, në orën 19:00. Ky takim do të ofrojë një hapësirë për të eksploruar se si arti mund të përdoret si një mjet shërues, duke ndihmuar në reduktimin e stresit dhe zhvillimin personal.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Nis sot magjia e Karnavaleve të Shkodrës! 'Little Miss Sunshine' film 'Tek Bunkeri'
17 Shkurt, 12:25
-
Aktivitetet kulturore/ 'Thriftfest' tek Pazarin e Ri në Tiranë, koncerti muzikal 'Aladini' tek 'Teatri i Kukullave'
15 Shkurt, 12:30
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Tavolinë për dy’ kushtuar Shën Valentin në ‘Destil Creative Hub’! ‘7 minuta’ shfaqet te ‘ArTurbina’
14 Shkurt, 12:49
-
Aktivitetet kulturore/ 'Muri i dashurisë’ për Shën Valentin te Pazari i Ri! 'Lezetet e mëkatit bashkëshortor', shfaqje te teatri ‘Kujtim Spahivogli’
13 Shkurt, 11:05
-
Aktivitetet kulturore/ ‘7 minuta’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! 'Muzeu i pafajësisë', diskutim te Klubi i Librit 'Ivanaj'
12 Shkurt, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ vijon te TKOB! 34-vjetori i Shoqatës ‘Durrësi Autokton’, mbrëmje artistike te qendra kulturore ‘Aleksandër Moisiu’
11 Shkurt, 12:02
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Përkthimi është gjuha e Evropës’, aktivitet te biblioteka e Kryeministrisë! Filmi ‘Chinatown’, Tek Bunkeri, Tiranë
10 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ në TKOB, ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’ tek ArTurbina
8 Shkurt, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’, në Tiranë, ekspozita ‘Horizonte të ndotura’, tek Qendra Kulturore Tulla
7 Shkurt, 11:03
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Histori vjeshte’, shfaqje tek teatri 'Kujtim Spahivogli'! ‘Manifesto Vala e madhe’ te galeri ‘Zeta’
6 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës’, te librari ‘Valentini! ‘Në Parajsën Socialiste’, film dokumentar te AQSHF
5 Shkurt, 13:14
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Histori vjeshte’ tek Eksperimentali, vijon e çelur ekspozita ‘Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë’
4 Shkurt, 11:30