Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.TEDI PAPAVRAMI VJEN ME “24 KAPRIÇIOT” E PAGANINIT NË TKOB
Tedi Papavrami kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert më 12 dhe 13 maj në orën 20:00. “24 Kapriçiot” nga Niçolò Paganini për violinë solo do të vijnë premierë absolutet nën interpretimin e violinistit të njohur.
2. MBRËMJE MUZIKORE XHAZI NGA ELINA DUNI NË TEATRIN E KUKULLAVE
Elina Duni rikthehet në Tiranë me një koncert në 12 e 13 maj në Teatrin e Kukullave. “Reaching for the Moon” do të mbahet në oraret 19:00-20:00 dhe 21:00-22:00.
3. “EDHE KJO ËSHTË NGA UNË”, EKSPOZITË NË GALERINË “ZETA”
“Edhe kjo është nga unë” titullohet ekspozita, që do të çelet sonte në orën 19:30 te Galeria “Zeta” në Tiranë me vepra nga: Edi Balla, Elsa Martini, Fatlum Doçi, Linda Berger, Lori Lako e Luan Bajraktari.
4. KOMEDIA “SIMFONIA E FATIT”, PREMIERË ABSOLUTE NË FIER
“Simfonia e fatit” është komedia, që do të vijë premierë absolute në skenën e teatrit “Bylis” në Fier nga 13-15 maj në orën 19:00. Në skenë do të ngjiten aktorët: Olta Daku, Neritan Liçaj, Xhuliano Brisku ndërsa regjisore e shfaqjes është Driada Dervishi.
5. “MARATONA RINORE 2026” SHËNON 30 VJETORIN, GARA NË ELBASAN
Një festë e këngës, kërcimit, recitimit, aktrimit, modelingut dhe prezantimit, e cila do të vijë e interpretuar në skenë nga nxënësit e shkollave të Elbasanit, “Maratona Rinore 2026” shënon këtë vit 30-vjetorin me shfaqje në teatrin Skampa nga sot deri më 25 maj.
6. TEATRI PËR FËMIJË “OFFLINE PËR NJË DITË” NË SHKODËR
“Offline për një ditë” është teatri për fëmijë, që do të vijojë të shfaqet në Shkodër edhe sot dhe nesër.
Komente











