Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “INKUIZITORI I MADH”, SHFAQJA NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL

“Inkuizitori i madh” shkëputur nga Vellezërit Karamazov është shfaqja që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë më 29 deri më 30 gusht në orën 20:00.

2. TEATRI/ DHJETË DITË SHFAQJESH NË “KOKO FEST” NË KORÇË

Festivali i teatrit “Koko Fest” do të vijë në Korçë nga 28 gusht deri më 6 shtator.  

3. “MAYA” SHKON NË VENDLINDJEN E SAJ, KONISPOL ME NJË KONCERT

Këngëtarja Maya vjen me një koncert në sheshin qendror të Konispolit, mbrëmjen e nesërme, më 28 gusht, në orën 20:30.

4. FESTA E GURIT TË ZI NË SHKODËR, MUZIKË DHE ARGËTIM

Festa e Gurit të Zi në Shkodër do të vijë mbrëmjen e sotme në kuadër të aktiviteteve artistike që zhvillohen në këtë zonë gjatë verës. Ndërsa nesër do të mbahet Festa e Verës me Jozefina Simoni, Glerdit Turmetaj dhe Eugjen Marku.

5. “ELITA 5”, KONCERT NË KALANË E LËKURSIT NË SARANDË

Grupi i njohur “Elita 5” do të vijë me një koncert mbrëmjen e nesërme te “Kalaja e Lëkursit” në Sarandë.

6. “TIRANA PA MAKINA”, 4 DITË ME MUZIKË, AKTIVITETE DHE ARGËTIM

Katër ditë me muzikë, komedi, uorkshope për të vegjlit, shitje gjërash të përdorura etj., do të vijnë në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë gjatë aktivitetitit “Tirana pa makina”, që do të mbahet nga 27 deri më 30 gusht. Për të pranishmit do të interpretojnë emra, si: Leo Ciko e Amer, Reboot, Shpat Deda dhe Carl Craig.

7. “FESTA E MIQËSISË”, KATËR NET FESTIME E MUZIKË NË DURRËS

“Festa e Miqësisë” do të vijë Durrës nga 27-30 gusht, duke sjellë në shëtitoren “Taulantia” katër net me muzikë dhe atmosferë fantastike. Ndërkohë sonte, te kinemaja e hapur “Kinomeer” në sektorin Rinia në Durrës do të shfaqet filmi “Derisa të takohemi sërish”.