Aktivitetet kulturore/ ‘Udhëtim në Europë mes klasicizmit dhe romantizmit’, te teatri ‘Aleksandër Moisiu'! ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Sfilatë kostumesh nga fëmijët e kursit të kostumografisë do të vijë te Teatri i Kukullave në Tiranë më 28 mars në orën 18:00.

2. “Udhëtim në Europë mes klasicizmit dhe romantizmit” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 28 mars në orën 19:00. Koncerti sjell pjesë nga Beethoven, Bazzini dhe Wieniawsky nën tingujt e violinës dhe pianos.

3. “Kuarteti Iberia” (Marta Peño Arcenillas, violinë; Luis Agustín Rodríguez Lisbona, violinë;  Mario Oltra Sánchez, violë; Arnold Rodríguez Zurrón) vjen me një koncert në sallën e Universitetit të Arteve këtë të enjte, më 27 mars, në orën 19:00.

4. Këngëtarja spanjolle Alba Bioque & Band vijnë me një koncert në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë më 28 mars në orën 19:00.

5. Pjesa teatrore “Vrasje në vjeshtë” e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit vijon të shfaqet në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.

6. Edicioni i 30-të i “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë” vijon të mbahet edhe këtë të enjte dhe të premten në orën 17:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar