Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“VALART FEST” NË HIMARË, PESË NET ME MUZIKË, FILM DHE ART
Nga 1 deri më 5 shtator, Himara mirëpret “ValArt Mediterranean Fest”, një festival ndërdisiplinor që sjell muzikë, film dhe art bashkëkohor në Pedonalen e Spillesë. Eventi do të zhvillohet duke nisur nga ora 19:30, me performanca të ndryshme artistike.
2. “MOVIE NIGHT” TE RESTORANT SKAMPA, TRADITË E RE PËR QYTETIN
Çdo të martë në Elbasan do të organizohet “Movie Night” te Restorant Skampa, një mbrëmje e konceptuar për të shijuar filma të njohur në një atmosferë të ngrohtë. Më 1 shtator në orën 19:00 publiku mund të ndjekë “Djalli vishet me Prada 2” (The Devil Wears Prada 2).
3. “KOKO FEST”, 10 SHFAQJE NË FESTIVALIN E TEATRIT NË KORÇË
Festivali i teatrit “Koko Fest” vijon të mbahet në Korçë. Ai do të vazhdojë deri më 6 shtator.
4. EKSPOZITA E ARTISTES ITALIANE NË GALERINË E BREGDETIT
“Nuk e di nëse mes malit dhe detit ka edhe një lumë” është ekspozita e artistes italiane Camilla Cardia, kuruar nga Blerta Hoçia, që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Bregdetit në Vlorë.
Duke marrë peizazhin mesdhetar si pikënisje dhe si një arkiv të gjallë, ekspozita ndjek një udhëtim përmes Shqipërisë, nga Vlora drejt maleve të Thethit.
Përmes një instalacioni video në dy kanale, një serie fotografike dhe vëllimesh skulpturore, artistja e trajton peizazhin jo thjesht si sfond, por si një hapësirë ku ndërthuren historia, shoqëria, politika dhe kujtesa.
5. “GJON MILI: RETROSPEKTIVË” NË MUZEUN E FOTOGRAFISË “MARUBI”
“Gjon Mili: Retrospektivë”, kuruar nga Hoëard Greenberg vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita prezanton një koleksion origjinal të veprës së Gjon Milit, një prej figurave më novatore të fotografisë së shekullit XX.












Komente
Komento