Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryeministri Edi Rama përshëndeti rolin e
OSBE-së në Shqipëri, duke mos menduar se fjala e tij do të shkaktonte largimin e ish-kryeministrit Berisha nga aktiviteti. Në një pritje të zhvilluar nga kjo organizatë, shefi i qeverisë tha se OSBE në gjithë këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer në Shqipëri. Rama tha se është për t’u vlerësuar roli i OSBE në zgjedhjet e 23 qershorit që sipas tij ishin zgjedhje të lira.
“Paqja dhe siguria janë gjithmonë në pikëpyetje dhe të lidhura pazgjidhshmërisht me të drejtat e njeriut. Sot duhet të vlerësojmë lart ndihmesën e OSBE në kalvarin e gjatë që na u desh të kalonim deri në çlirimin e zgjedhjeve. Sot kemi mundësinë të vlerësojmë gatishmërinë e OSBE edhe në ndihmën ndaj Kosovës, edhe sa i takon të drejtave të pakicave. Duhet të bëjmë në Ballkan ato që janë të nevojshme. OSBE na përcjell ekspertizë, këshilla dhe mbështetje në këtë rrugë dhe proces. OSBE ka pasur qysh në krye të herës një barrë jo të lehtë, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut", deklaroi Rama.
(Në foto: Kryeministri Rama gjatë fjalimit në aktivitetin e OSBE)
(Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës për A1Report, para largimit nga aktiviteti) Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha por sapo mori fjalën kreu i qeverisë ai e bojkotoi atë duke u larguar. Megjithatë në pritjen e OSBE-së ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë opozitës shqiptare, të cilët kanë dëgjuar deri në fund fjalën përshëndetëse të kryeministrit."Nuk e kisha pritur kurrë që opozita të rrinte edhe të dëgjonte fjalën time, dhe falënderoj opozitën që dëgjoi fjalën time, këtu në praninë e OSBE-së”, u shpreh kryeministri Rama.
Megjithatë incidenti i shkaktuar nga ish-kryeministri Berisha për PD ka qenë i justifikuar. Me anë të një komunikimi për mediat, demokratët theksuan se largimi i liderit historik demokrat nga aktiviteti i OSBE-së ka ndodhur për shkak se “foli dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut”. Sipas PD, Berisha ka njoftuar zëvendës ambasadorin e BE-së në Tiranë, Robert Wilton, se do të largohej nga salla, dhe i është ankuar për faktin se i është dhënë fjala kryeministrit Rama. “Berisha u largua pasi foli dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut. Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për të paraburgosur. Vendi ynë ka më shumë të paraburgosur se Siria dhe Iraku”, theksohet në sqarimin e PD-së.
Redaksia Online(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56