Një vatër zjarri është aktivizuar gjatë pasdites së sotme, mbi fshatin Guras në Pogradec, e cila dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Sipas informacione të Report Tv, në vendngjarje momentalisht po përballen me flakët 3 automjete zjarrfikse banorë të zonës dhe punonjës të Njësisë administrative Bucimas.

Flakët nuk janë vënë në kontroll kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që i favorizon, ndërsa rrezikojnë që të përhapen në një pjesë të kurorës së qytetit.

Kjo është vatra e 2 e zjarrit në qarkun e Korçës, ndërsa më e rëndë situata aktuailisht është në zonën e Lozhanit në Maliq.