Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PS,  Blendi Klosi i cili në një postim shkruan se Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta të partisë, përfshirë Kryesinë, Asamblenë apo edhe si drejtuese politike në një njësi në Tiranë. Madje, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi i PS. Sipas Klosit, Spiropali është vetëm një anëtare e thjeshtë e PS.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.

Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje”, shkruan Klosi.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali përjashtohet nga çdo funksion në parti, edhe nga grupi (DEBATET)