OSHEE ka njoftuar se vendimi për skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është dhënë mundësia ta paguajnë debinë me këste lehtëuese mujore.
"Prej datës 3 prill kur hyri në fuqi vendimi për aktmarrëveshjet e reja për vitin 2024 dhe deri më 25 maj, në qendrat e kujdesit ndaj Klientit OSHEE group dhe FSHU, janë firmosur 1628 kontrata në total. 795 AKM janë firmosur nga klientë familjarë të cilët kanë paguar njëherësh detyrimin e tyre ndaj OSHEE, duke përfituar 70% reduktim kamate.
Ndërsa 148 klientë jo-familjarë kanë paguar të gjithë shumën e faturave të papaguara, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave në 50%, ndërsa 14 klientë jo familjar/biznes i vogël, kanë paguar të gjithë shumën e borxhit ndaj OSHEE dhe kanë përfituar reduktim të kamatës me 100 %", shkruan OSHEE.
OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022.
Klientët debitorë që duan të hyjnë në aktmarrëveshje me OSHEE group, duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.
Në skemat të aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disa zona në Tiranë në ‘black out’ për gati 7 orë, rikthehet energjia elektrike, morën flakë kabujt elektrikë në Shkozë
5 Mars, 14:39
-
Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë, tarifimi për konsumin deri 700 kWh në muaj dhe mbi këtë masë! Zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
1 Shkurt, 07:28
-
Lezha në 'black out' për 12 orë, mijëra familje kaluan natën pa energji elektrike në mes të dimrit! (VIDEO)
31 Janar, 08:37
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi, 'GPS' lexuesve të matësve të energjisë për të mos abuzuar me kilovatët
22 Janar, 13:49
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Nga 1 shkurti ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për konsumin deri 700 kWh në muaj! Nuk ndryshon mbi këtë fashë
8 Janar, 11:21
-
ERE shqyrton të martën kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët
6 Janar, 15:39
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket
5 Janar, 14:35