Pamjet e vogëlushes Emelia Harper duke luajtur në shtratin e saj, në kohën që duhej të flinte gjumë janë bërë virale. Jo sepse asaj i ndalohej loja, por sepse në momentin që e ëma i thërret përmes monitorit kontrollues në dhomën e saj, e vogla shtiret sikur është në gjumë. Nëna ka shpërndarë momentin komik në rrjetet sociale.
Emma Hore, 23 vjeç, po kontrollonte një-vjeçaren Emelia Harper përmes monitorit kur vuri re se vogëlushja nuk kishte ndërmend të flinte dhe ndërkohë po bënte prapësira. Ajo po derdhte qumështin në krevatin e saj jo e vetëdijshme se e ëma po e shikonte atë përmes pajisjes.
Për habinë e saj, ajo dëgjoi zërin e nënës së saj duke thënë 'Emelia, jo,' mbi monitor.
Aktorja e vogël shikon përreth para se të përplaset shpejt në batanijet e saj dhe të shtiret sikur është në gjumë.
Në atë moment nëna e saj mund të dëgjohet duke shpërthyer në të qeshura pas shfaqjes dramatike të të voglës.
Foshnja qëndron e shtrirë për një moment para se të vendosë se e ëma nuk është afër dhe ngrihet sërish.