Aktorët e Portokallisë tallen me Sali
Berishën,postojnë një denoncim fals

Aktorët e Portokallisë tallen me Sali<br />Berishën,postojnë një denoncim fals
Nga 'Skifteri' tek Berisha, nga Berisha tek Tahiri, ky është “udhëtimi i paligjshëm” i thasëve me hashash që shihni në fotografi.

Fotot fillimisht i ka hedhur aktori i Portokallisë Bes Kallaku në rrjetin social, Facebook, por rrugëtuan ne adresa te tjera Facebook-u, deri në akuza të rënda ndaj Policisë e Ministrisë.

Fotografitë janë publikuar në datën 30 Shtator nga aktori i rolit te njohur te Skifterit, me citimin; “Po bëhet nami, po bëhet nami, me skiftera nga Kashari”.
bes kallaku thase
Por ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha, pas raportit të Guardia di Finanza për monitorimin e hapësirave me drogë nga ajri në Shqipëri, publikon një fotografi, që sic thotë ai, ia ka dërguar qytetari dixhital.

“Sali Berisha: Polici dixhital denoncon. Drogen e Saje qorrit dhe tezakeve te tij ne nje magazine tek Pusi i Mezinit! Sb”, shkruan Berisha.
berisha me thaset
Fotoja është e njëjta me ato të Bes Kallakut, dhe kjo nuk i ka shpëtuar ministrit Saimir Tahiri që ia përmendi kete Doktorit dhe sot gjatë konferencës së shtypit.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ndal dhe tek aktori i Portokallisë, Bes Kallaku. Tahiri e këshillon aktorin të mos publikojë më foto për humor se doktori ia ngarkon në kurriz vetë ministrit. Menjëherë i përgjigjet aktori.

tahiri
Dialogu në Facebook

Saimir Tahiri: Meqe doli dhe genjeshtra me e fundit por jo me e trasha, Bes Kallaku Erion Isai taksirat, nuk guxon robi te nxjerre foto thasesh ne FB se ti vjedh Saliu per ushqim te qytetarit dixhital, por me keni nje borxh se me gallatat tuaja po ngarkon droge ne kurrizin tim Saliu :)

Bes Kallaku: Saimir Tahiri un ste kam asnji borxh, vec taksirat i ke qe i ke policat me drapen ndor, thuj te dalin anej nga Bubqi se do me pre Ija misrin.

Ndërsa dialogu i tyre mbaron aty, thasët me hashash nisin ‘udhëtimin’  në internet dhe përmes këtij lajmi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën