Edhe Mbrëmjen e sotme, artisë, aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë godinës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Protestuesit kërkojnë mos shembjen e Teatrit ashtu siç parashikon projektligj i propozuar nga qeveria “Rama”, ndërkohë që kanë paralajmëruar nisjen e një greve ditën e premte, duke u ngujuar brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar. 

Protestuesit kërkuan mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me Partneritet Publik Privat (PPP).  Protestuesit e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri një kompanie private, një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese. 

Në mbyllje të protestës, aktorët, artistët dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile paralajmëruan se do vazhdojnë rezistencën kundër shembjes së Teatrit, ndërsa nga e premtja ata pritet të zënë ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar. 

Ora 21:13
FOTO/ Artistët sërish në protetë për mbrojtjen e "Teatrit Kombëtar"