Protestuesit në Iran sfiduan një goditje vdekjeprurëse të qeverisë të shtunën në mbrëmje, duke dalë në rrugë pavarësisht raportimeve që sugjeronin se qindra njerëz janë vrarë ose plagosur nga forcat e sigurisë në tre ditët e fundit.
Prokurori i përgjithshëm i vendit, Mohammad Movahedi Azad, tha të shtunën se kushdo që proteston do të konsiderohet “armik i Zotit” – një vepër penale që mbart dënimin me vdekje. Qindra protestues besohet se janë arrestuar që kur filluan demonstratat më shumë se dy javë më parë.
Protestat u nxitën nga inflacioni në rritje dhe janë përhapur në më shumë se 100 qytete dhe qyteza në çdo provincë të Iranit. Tani protestuesit po bëjnë thirrje për t'i dhënë fund sundimit klerik të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Khamenei i ka cilësuar demonstruesit si një “grup vandalësh” që kërkojnë të “kënaqin” Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Qeveria iraniane ka vendosur mbylljen e internetit në një përpjekje për të ndaluar protestat. Infrastruktura e të dhënave e Iranit kontrollohet rreptësisht nga shteti dhe autoritetet e sigurisë. Gjatë viteve të fundit, qeveria e ka kufizuar në mënyrë progresive aksesin në internetin global. Megjithatë, gjatë protestave aktuale, autoritetet, për herë të parë, jo vetëm që kanë mbyllur aksesin në internetin në mbarë botën, por edhe kanë kufizuar rëndë përdorimin brenda vendit.
Protestues të maskuar shihen duke u fshehur pas kazanëve të mbeturinave dhe zjarreve të mëdha, ndërsa një rresht forcash sigurie shihet në distancë. Një automjet që duket të jetë një autobus është përfshirë nga flakët. Të shtëna të shumta me armë zjarri dhe diçka që tingëllon si goditje në tenxhere dhe tiganë mund të dëgjohet, ndërsa një rreze lazeri e gjelbër ndriçon skenën.
'SHBA-të gati për të ndihmuar'
Të shtunën, Trump shkroi në rrjetet sociale: "Irani po e sheh LIRINË, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!!!" Ai nuk dha hollësi, por mediat amerikane raportuan se Trump ishte informuar mbi opsionet për sulme ushtarake në vend. Neë York Times dhe Ëall Street Journal (ËSJ) raportuan se takimet informuese ishin zhvilluar, me Journal që i përshkruante ato si "diskutime paraprake".
Vitin e kaluar, SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane. Senatori amerikan Lindsey Graham postoi disa herë në mbështetje të protestave në mediat sociale, duke shkruar: "Për popullin iranian: makthi juaj i gjatë po mbaron së shpejti".
“Trimëria dhe vendosmëria e tyre për t’i dhënë fund shtypjes suaj” ishte “vënë re” nga presidenti amerikan, tha ai. “Ndihma është duke ardhur”, shtoi ai në të njëjtin postim. Më parë, ai tha: "Udhëheqjes së regjimit: brutaliteti juaj kundër popullit të madh të Iranit nuk do të mbetet pa u kundërshtuar."
Ndërsa agoi të dielën në Iran, Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut (mbretit) të fundit të Iranit , kthimin e të cilit e kanë kërkuar protestuesit, postoi një video në X.
Mbishkrimi i saj thoshte: "Dije se nuk je vetëm. Bashkatdhetarët e tu anembanë botës po e bërtasin me krenari zërin tënd... Në veçanti, Presidenti Trump, si udhëheqës i botës së lirë, e ka vëzhguar me kujdes trimërinë tënde të papërshkrueshme dhe ka njoftuar se është gati t'ju ndihmojë. E di që së shpejti do të jem pranë teje."
Pahlavi me bazë në SHBA ka bërë thirrje që njerëzit të dalin në rrugë dhe ka thënë se po përgatitet të kthehet në vend. Ai pretendoi se republika islamike po përballej me një "mungesë të madhe mercenarësh" dhe se "shumë forca të armatosura dhe të sigurisë kanë lënë vendet e tyre të punës ose nuk i janë bindur urdhrave për të shtypur popullin". BBC nuk mundi t'i verifikonte këto pretendime.
Pahlavi i inkurajoi njerëzit të vazhdonin protestat të dielën në mbrëmje, por të qëndronin në grupe ose me turma dhe të mos "rrezikonin jetën e tyre". Amnesty International tha se po analizonte "raportet shqetësuese se forcat e sigurisë kishin intensifikuar përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve" që nga e enjtja.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se ata që flasin kundër qeverisë së Khameneit nuk duhet të përballen me "kërcënimin e dhunës ose hakmarrjes". Që nga nata e së premtes, stafi i tre spitaleve i ka thënë BBC-së se janë të mbingarkuar me viktima. Shërbimi persian i BBC-së ka verifikuar se 70 trupa u sollën vetëm në një spital në qytetin Rasht të premten në mbrëmje.
BBC Persian ka konfirmuar identitetin e 26 personave të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë. Anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjithashtu, me një grup të të drejtave të njeriut që e ka llogaritur numrin në 14. Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re kurde e cila u ndalua nga policia e moralit për dyshimin se nuk e mbante hixhabin siç duhet. Më shumë se 550 njerëz u vranë dhe 20,000 të tjerë u arrestuan nga forcat e sigurisë gjatë disa muajve, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Lajmi kryesor:
203 të vrarë nga protestat në Iran, bilanci mund të jetë shumë më i lartë, Trump: Gati të ndërhyjmë! Shteti islamik përgjigjet: Do sulmojmë SHBA dhe Izraelin
Komente










I kuptoj protestuesit iranian qe kerkojn ndryshim por ndryshimi do te sillte shkatrrim ne stilin sirian e jo liri e mireqenie. Amerikanet ne lindjen mesme kane sjell vetem shkatrrim e vdekje e kurre mireqenie
Përgjigju