TIRANE-Një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar janë mbledhur sërish pasditen e sotme te godina duke kundërshtuar planin për ta prishur dhe për të ndërtuar mbi rrënojat e tij një godinë të re. Aktori Alfred Trebicka ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij para të pranishmeve. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë të vëmendshëm, pasi vendimi mund të jetë marrë dhe teatri mund të shembet.

Nesër edhe këlyshët natyrë, edhe këlyshët e ku*vës do i ketë me emra, pasi i di shumë mirë se kush janë. Duhet të jemi vigjilentë sepse birat e kur*ës, veprojnë, e quajnë fakt të kryer. Në fundin e takimit thanë se do të kemi edhe shumë të tjera, sipas grupeve të interesit dhe se ky është vetëm fillimi dhe ndërkohë që unë marr vesh që qenka shpallur që takimi ia arriti qëllimit, që aktorët duan teatër të ri. Duhet të jemi të gjithë këtu bashkë, pasi do ta mbarojmë këtë teatër me prezencën tonë.  Ne nuk do të rrahim asnjë, por ata po e kruajtën do e gjejnë

Aktori Alfred Trebicka