Aktori Alfred Zeneli:Teatrot më kanë
mbyllur dyert për shtatin e vogël

Aktori Alfred Zeneli:Teatrot më kanë<br />mbyllur dyert për shtatin e vogël
Alfred Zeneli, i lindur me sindromën e nanizmit, edhe pse ka diplomë universitare për aktrim, me nisjen e sezonit artistik mbetet jashtë dyerve të institucioneve. I mënjanuar për shkak të fizikut tij, ai përpiqet i vetëm të luftojë kundër diskriminit.

''Nuk kam as edhe një vrejtje për paralajmërim për pushim nga puna, nuk kam edhe një këshillim. Kam qenë aq i saktë sa në qoftë se gënjëj Zoti më ardhtë hakut. Kam edhe kolegët e mi që mund ta thonë këtë gjë. Unë do e ndjek çdo gjë në mënyrë ligjore, me shërbimin ligjor falas që drejtohet nga zonja Raimonda Bozdo'', u shpreh Zeneli. 

Drejtoresha e teatrit të kukullave, Monika Lubonja e ndihmoi një vit më parë të punësohej në Teatrin e Kukullave, por me një kontratë gjashtëmujore.

Pas mbarimit të kontratës “Fredi i Vogël” siç e njohin të gjithë nuk gjen dot punë. Letrat drejtuar zyrave të të drejtave të njeriut ende s’e kanë ndihmuar, ndërkohë që mungesa e të ardhurave ka përkeqësuar gjendjen e tij fizike.

'Kur kjo Monikë qenka kaq pasionante, si më mban ekonomistin që duhet të kishte dalë në pension para 3 vitesh. Si më mban mua juristen që nuk ka marrë masterin?'', vazhdoi më tej Zeneli.

Alfred Zeneli është një aktor i veçantë, por me një karrierë të pasur. Ai ka realizuar personazhe në film dhe në teatër. Teatri i fëmijëve është vendi ku mund të ketë më shumë role, sepse edhe fëmijët e duan.

''Premierat e mia jo se dua të mburrem janë më të suksesshme, ‘’Arushi që nuk donte të mësonte muzikë’’kam marrë rolin kryesor. Janë nga periudha 2005-2012 Fredi ka qenë shumë aktiv dhe asnjë shfaqe nuk është hequr'', përfundoi Zeneli.

I papunë, Alfred Zeneli e ka të vështirë të jetojë në një shoqëri kaq shpërfillëse si kjo jona, ndërsa ata që kanë veçoritë e tij në vende të tjera të botës kanë fatin të hyjnë edhe në dyert e Hollivudit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë