Aktori Edi Mërfi lë kinemanë për t`iu dedikuar muzikës dhe mbi të gjitha gjinisë "reagee." Për revistën Rolling Stone, Mërfi është shprehur: "Kam dashur gjithmonë të merrem me muzikë, por nuk mendoj se do të bëhem Bob Marli i ri, në këtë moshë. Megjithatë, nëse shanset ekzistojnë, atëherë mendoj se duhet të eksploroj edhe në këtë fushë."

Aktorin Mërfi, pasi e kemi parë në role të ndryshme në filma, tashmë  e shohim  në një formë tjetër për të shprehur vlerat artistike të tij. Ai ka lënë mënjanë skenarët e filmave, duke krijuar një studio regjistrimi në Beverly Hills.

Hiti i tij më i famshëm deri më tani është “Red Light” që do të përfshihet në albumin e tij "9" që do të dalë vitin e ardhshëm. Sipas revistës "Rolling Stone" ai do të paraqitet së shpejti në një performancë të tij direkt për publikun.

Redaksia online
Shqiptarja.com