Aktori Genti Deçka rrëfen eksperiencën e tij si homoseksual tek ‘Engjëjt e Amerikës’

Aktori Genti Deçka rrëfen eksperiencën e tij nën petkun e Prajer Uollter në shfaqjen “Engjëjt e Amerikës” të autorit Tony Kushner me regji të Arben Kumbaros. Aktori, i cili përreth dy orë luajti këtë sezon në skenën e ArTubinës rolin e një homoseksuali të prekur me SIDA, tregon se si kjo vepër provokative më shumë se çdo gjë, vjen si një apel për të kuptuar të ndryshimit, duke nisur nga vetja.

“Është një sfidë e madhe për çdo aktor, që të luajë Prayer Uolter, padiskutim që është një rol që del nga natyra e çdo aktori. Nuk besoj se është aq e shpeshtë, që një njeri të jetë në prag të vdekjes, edhe të jetë në prag të vdekjes edhe të detyrohet, që të shtojë me të gjitha problemet e tjera,që ka një njeri që nuk është në prag të vdekjes, edhe një sëmundje, që është SIDA, që e kthen atë në karantinë. Edhe përveç faktit që po luan me vdekjen, e kthen atë edhe në një njeri që duhet që të vuajë të gjitha problemet sociale” shprehet aktori Genti Deçka.

Ai na tregon se puna për realizimin e këtij roli ka qenë vështirë, sepse kalimi nga një gjendje e emocionale në një tjetër edhe pse në këtë rast nuk kërkonte impenjim të madh fizik, kërkonte shumë përqendrim.
“Kërkon studim, sikundër çdo lloj personazhi. Por jam informuar nëpër video, edhe kam lexuar shumë. Më kanë ndihmuar edhe dy miq të mi. Kam parë shumë gjeste të seksit të kundër, që më kanë ndihmuar për të krijuar elegancën e personazhit, por për t’ja ngjitur këtë personazhit tim. Mendoj se kjo është një meritë e regjisorit Kumbaro, edhe e aktorëve me të cilët kam bashkëpunuar. Regjisori është kujdesur që personazhet të mos tallen veten e tyre. Është shumë e thjeshtë, aq më tepër në një shfaqje kaq delikate, që aktorët të kalojnë në një tallje të personazhit. Janë disa situata, që bëhen vërtet komike, por nëse do të luhej komiciteti për hir të komocitetit do të ishte një farsë, prandaj këta personazhe vuajnë vërtet edhe aktorët e sjellin rolin, duke e vuajtur vërtet, jo duke u tallur” vijon të shpjegoi aktori.  

Për Genti Deçkën kjo vepër mbetet shumëdimensionale, për shkak të mesazheve që përcjell tek publiku.

“Është një vepër multidimensionale, që flet për të ndryshmin. Historia tejçohet nga 5 pesë homoseksualë, por që ka në thelb dashurinë, edhe lirinë për të thënë edhe për të bërë atë që do. Bën një apel për të dashur dhe pranuar të ndryshmit”, shpjegon aktori Deçka.

Genti Deçka prioritetet e së ardhmes nuk mundet t’i mendojë pa teatrin.

“Së shpejti nis një premierë me regjisorin Qëndrim Rijanin, por presim”, thotë ai.

Shfaqja “Engjëjt e Amerikës” do të rikthehet sërish në muajin nëntor në teatër.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK