Dy deklarata të Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të firmosura nga familjarë të Mondi Mëhallës, i ekzekutuar të dielën e 30 nëntorit, se nuk kanë dyshime që ata kanë lidhje me vrasjen, nuk e bindën Gjykatën e Elbasanit për të dhënë masë më të butë se ajo “arrest në burg”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ago, ish-ortak i viktimës Mëhalla, kishte deklaratë të firmosur nga motra dhe vëllai i viktimës, ndërsa Kujtim Pisha, nga kunati, njëkohësisht edhe menaxher i karburantit “Xhaxhi Oil”. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se të dy, si Ago dhe Pisha, mohuan të kenë lidhje me ngjarjen.
Për Agon, prokuroria thotë se ka provë kundër tij makinën “Audi” e cila rezulton në emër të kompanisë, por sipas tij, nuk ka lidhje pasi makina ishte dhënë me kontratë përdorimi, pasi po hiqen makinat me karburant për t’u zëvendësuar me të tjera elektrike. Rrjedhimisht sipas Agos, nuk mund të ketë dijeni për autorët e vrasjes.
Kujtim Pisha, banakier në karburantin e Mëhallës, akuzohet për moskallëzim krimi për faktin që nuk njoftoi policinë. Në gjykatë ai deklaroi se ishte në punë duke ngrënë bukë, kur dëgjoi të shtënat. Në atë moment, sipas tij, i telefonoi nëna e Mëhallës që rri shumë pranë karburantit që të dilte të shihte çfarë ndodhi.
Trupin e pajetë e gjetën 3 persona, Pisha, një punonjës tjetër i karburantit dhe menaxherja e taksive. Kjo e fundit, sipas tij ka njoftuar policinë, ndërsa të tre janë munduar t’i japin ndihmën e parë 43-vjeçarit. Sipas Pishës, të vetmin person që telefonoi ishte kunati i Mëhallës, të cilit i tregoi çfarë kishte ndodhur.
Ditën e ngjarjes, viktima Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema zbardh detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Mondi Mëhalla. Dy nga të arrestuarit, ish-ortaku Xhino Ago dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha u lanë sot në burg nga gjykata e Elbasanit.
Ditën e ngjarjes, Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge.
I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, mbrëjen e 30 nëntorit
Xhino, ish ortak me Mëhallën u arrestua me akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit "Xhaxhi Oil" u arrestua me akuzën moskallëzim krimi. Në pranga është vënë edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, si bashkëpunëtor, i akuzuar gjithashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” Xh.A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal dhe “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. nё lidhje me nё lidhje me ngjarjen e vrasjes sё shtetasit E.H alias M.M.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 02.00 ndaj personit nën hetim Xh. A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim Xh. A., si masë sigurimi “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vleftësimin e ligjshëm të arresiti në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 19.45 ndaj personit nën hetim K. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim K. P., si masë sigurimi atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Komente






