Aktori i humorit Muharrem Hoxha
merr titullin “Mjeshtër i Madh”

Aktori i humorit Muharrem Hoxha<br />merr titullin “Mjeshtër i Madh”
Aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. I emocionuar për vlerësimin aktori durrsak ua dedikoi çmimin miqve dhe kolegëve të estradës durrsake, me të cilët arriti të dilte në skenë si fillim, e më pas të krijonte profiling e tij për thuajse 30 vjet. 

Muharrem Hoxha u lind në Durrës në 18 janar 1954. Aktori i njohur I humorit ka punuar për një periudhë të gjatë (nga viti 1973 deri në 1986) në “Pallatin e Rinisë” në qytetin e Durrësit, ku ka bashkëpunuar me aktorët e famshëm të humorit si Fadil Hasa, Ramazan Njala, Enver Likmeta, Gani Kalaja, Roland Koçi, Sanie Hoti, Xhelal Tafai, Hysen Bashkhysa etj. Muharrem Hoxha ka marrë pjesë gjithashtu edhe në Teatrin  e Kukullave ku ka punuar për 14 vjet. Aktivitetet dhe bashkëpunimet e tij me aktorë dhe regjisorë të disa qyteteve të Shqipërisë  kanë bërë që ai të jetë një ndër humoristët më të pëlqyer jo vetëm për qytetin e Durrësit, por dhe për qytete të tjera.

Në Shkodër ai ka bashkëpunuar me aktorë të tillë si Zyliha Milotin, Paulin Prekën, Zef Dedën, Gëzim Kruja, Drane Xhoi. Gjithashtu ai ka luajtur dhe me aktorët e qytetit të Korçës si Zamira Kita, Aleko Prodani, Petrika Riza, Klaudeta Riza, Marko Bitraku, Albana Prodani etj. Muharrem Hoxha ka luajtur në total rreth 70 role dhe ka bashkëpunuar edhe me aktorët e humorit të qytetit të Elbasanit si Ilmi Belshaku, Dimitraq Topuzi, Antoneta Doka. Disa prej telekomedive ku Muharrem Hoxha ka marrë pjesë janë “Para nga qielli”,  “Tirana viti zero”, “Borxhliu”, “Dashuri në krisma”, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova